Hitzfield: I tërë kombi duhet të qëndrojë pas Shaqirit dhe Xhakës

Tuesday, 26 June 2018 11:01

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner nuk janë dënuar me mos lojë shkaku i bërjes së shqiponjës me duar.Shaqiri dhe Xhaka pasi realizuan secili gol, bërën me duar simbolin e shqiponjës, ku u ankuan zyrtarët e federatës së Serbisë pas humbjes me rezultat 2-1.Treshja është dënuar me të holla dhe do të mund të paraqiten në takimin kundër Kosta Rikës.Ottmar Hitzfield, ish-trajneri i kombëtares zvicerane, ka pohuar se ndihet i lumtur që të tre futbollistët nuk janë dënuar.“Unë kam qenë i bindur që nga fillimi se nuk do të dënohen. Dënimi është tejkaluar. Është e natyrishme që të tre janë në bord”, tha trajneri zviceran.“Ju bëni gabime në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy kanë qenë në ato momente në ndikimin e emocioneve. Mesazhet politike nuk lejohen. Në kombëtare tashmë kemi biseduar në vjeshtën e vitit 2014 dhe atyre u kemi thënë se duhet të përmbahen”.“Se nxiti një debat është normale. Është një Kupë e Botës, jo vetëm tifozët e futbollit, por i gjithë kombi. Është bërë një gabim, por tani e gjithë Zvicra duhet të qëndrojë prapa kombëtares. Tani, me të gjithë lojtarët, çdo gjë është e mundur për ekipin”, tha i pensionuari Hitzfield.Ndryshe, takimin e radhës përfaqësuesja zvicerane do ta zhvillojë kundër kostarikanëve, me fillim në ora 20:00 në Nizhny Novgorod Stadium.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...