Historia e Kampionatit Botëror të Futbollit

Tuesday, 26 June 2018 11:16

Kampionati Botëror i Futbollit lindi nga ideja e presidentit të FIFA-s Jules Rimet për të organizuar një turne për ekipet kombëtare, në vitin 1928. Ndeshjet e para të këtij lloji u zhvilluan në vitin 1930 dhe përbëhej nga një turne që ka vetëm fazën përfundimtare në të cilën morën pjesë 13 kombe që pranuan ftesën. 

Ky kampionat ka evoluar më pas duke përfshirë rreth 200 ekipe kombëtare që do të konkurojnë në një turne të gjatë kualifikues që zhvillohet në tre vitet para fazës përfundimtare. 

Garat e mëparshme ndërkombëtare 

Ndeshja e parë e futbollit ndërmjet dy kombeve u zhvillua në vitin 1872. Me atë rast ekipet sfiduese ishin Anglia dhe Skocia, në fakt në atë kohë ky sport ishte ende pak i praktikuar jashtë kufijve të Britanisë së Madhe. I pari zgjerim i rëndësishëm i futbollit botëror erdhi në maj 1904, kur u themelua FIFA (Fédération Internationale de Football Association u themelua në Paris më 12 maj 1904 dhe përbëhej nga vetëm shtatë vendeve të Evropës: Belgjika, Franca, Hollanda, Danimarka, Suedia, Zvicera dhe nga përfaqësues të Madrid Football Club; Federata Spanjolle e Futbollit nuk ishte krijuar deri në vitin 1913). Në ato vite, futbolli filloi të bëhet gjithnjë e më shumë popullor dhe u përfshi si një sport demostrativ (d.m.th. pa vlerësime dhe medalje) në Lojrat Olimpike të viteve 1900, 1904, 1906 dhe u barazua me sportet e tjera në Lojrat Olimpike të vitit 1908. Organizuar nga Anglia dhe Football Association gara ishte e kufizuar vetëm për lojtarët jo-profesionistë (siç ishte rregulli në atë kohë) por u trajtua më shumë si një demostrim dhe jo si një garë në të gjitha aspektet. Kombëtarja amatoriale e futbollit anglez është fituese në vitin 1908 si dhe në edicionin e ardhshëm të vitit 1912. Në të njëjtën kohë FIFA bëri tentativë për të organizuar një turne ndërkombëtar për ekipet kombëtare jashtë kontekstit olimpik, kjo përpjekje është bërë në vitin 1906 në Zvicër. Por ishin ende vitet e para të zhvillimit të këtij sporti dhe FIFA vetë e përkufizon këtë eksperiment si një dështim. 

Pra vetëm gjatë Olimpiadës ekipet kombëtare kishin mënyrë për t'u konfrontuar, por skuadrat përbëheshin prej lojtarëve amatorë dhe për këtë arsye nuk përfaqësonin forcën aktuale të futbollit të shteteve. Një përpjekje të mëtejshme, për ta nxjerrur botën e futbollit nga "pesë qarqet", është bërë nga Thomas Lipton i cili organizoi "Sir Thomas Lipton Trophy" në Torino, në vitin 1909. Ky organizim ishte një garë mes klubeve të futbollit (jo nacionale) që vinin nga shtete të ndryshme, d.m.th një klub përfaqësonte një komb të tërë. Për këtë arsye, ky turne nuk është konsideruar si një paraardhës i vërtetë i Kupës së Botës (ndoshta e Kupës së Kampioneve, Champions League). Morën pjesë klubet më prestigjioze të Italisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Turneu i parë u fitua nga West Auckland, një skuadër amatore angleze e cila ishte ftuar vetëm për shkak se Shoqata e Futbollit Anglez nuk pranoi të marrë pjesë. West Auckland triumfon sërish në vitin 1911. Në vitin 1914, FIFA ra dakord të njohin turneun olimpik si një "kampionat botëror për amatorë", dhe që nga ajo kohë bëhet pjesë aktive në organizimin e saj. Në këtë pikë zhvillohet edicioni i parë i Lojërave Olimpike të njohura nga FIFA në vitin 1920, dhe ishte Belgjika e cila dominoi, ndërsa në dy edicionet pasuese (1924 dhe 1928) suksesi i buzëqeshi Uruguait. 

Në vitin 1928 FIFA mori vendimin për organizimin e turneut të tyre ndërkombëtar. 

Meqenëse Uruguai kishte fituar dy herë titullin e botës (edhe pse për amatorë), në vitin 1930 FIFA zgjodhi atë si nikoqir i edicionit të parë për profesionistët, që përkon me njëqindvjetorin e pavarësisë së shtetit të Amerikës së Jugut. 

Zyrtarja e parë e Kampionatit Botëror të futbollit 

Në edicionin e Lojrave Olimpike të vitit 1932, që do të zhvilloheshin në Los Angeles (SH.B.A), futbolli nuk ka qenë pjesë e programit për arsye se ky sport nuk ishte mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu FIFA dhe CIO (Comité International Olympique) ende nuk bien dakord në faktin se aty ishin të lejuar të luajnë vetëm lojtarë amatorë. Kështu Presidenti i FIFA-s, Jules Rimet, organizon Kupën e Botës të vitit 1930 që do të mbahet në Uruguai. Kombet anëtare ishin ftuar për të dërguar një përzgjedhje, por zgjedhja e Uruguait si vendin pritës të kampionatit, për ekipet evropiane do të thoshte, që do të përballen me një udhëtim të shtrenjtë dhe të gjatë nëpër Oqeanin Atlantik. Prandaj asnjë shtet i kontinentit të vjetër nuk iu bashkua kësaj ftese deri dy muaj para fillimit të kampionatit. Rimet, megjithatë, arriti të bindë të marrë pjesë kombëtaret e disa shteteve si: Belgjikë, Francë, Rumani dhe Jugosllavi. Në total 13 ekipe pranuan ftesën e Rimet; shtatë nga Amerika e Jugut, katër nga Evropa dhe dy nga Amerika e Veriut. 

Dy ndeshjet e para në historinë e Kupës së Botës u luajtën në të njëjtën kohë, dhe u fituan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mundën respektivisht Meksikën 4-1 dhe Belgjikën 3-0. Goli i parë i Kupës së Botës u shënua nga Lucien Laurent i Francës. Katër ditë më vonë, Bert Patenaude i Shteteve të Bashkuara shënoi të parën tripletë në ndeshjen e fituar me 3-0 kundër Paraguait. Në finale, Uruguai mundi Argjentinën 4-2 para një publiku prej 93.000 njerëzve në Stadiumin Centenario, Montevideo. Kështu Uruguai u bë ekipi i parë që fiton Kupën e Botës. 

Kampionati Botëror i vitit 1934 u prit nga Italia. Ky ishte edicioni i parë që përfshinte një raund kualifikimi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe u kualifikuan për fazën e fundit, një numër që është mbajtur deri në zgjerimin e turneut në vitin 1982. Uruguai, skuadra kampione në fuqi, bojkotuan këtë vit si të zhgënjyer nga mungesa e shumë klubeve evropiane në edicionin që kishte organizuar katër vite më parë. Bolivia dhe Paraguai mungonin, duke lejuar kështu përfaqësuesit e Argjentinës dhe Brazilit të merrnin pjesë në kampionat pa pasur nevojë për të luajtur ndonjë ndeshje kualifikuese. Egjipti ishte kombëtarja e parë afrikane që mori pjesë, por u mund nga Hungaria në fazën e parë. Italia fitoi trofeun pasi mundi në finale Çekosllovakinë pas kohës shtesë me rezultat 2-1, por mes shumë akuzave dhe ankesave mbi arbitrazhin, sepse mendohej se Benito Musolini kishte ndikuar në zgjedhjen e arbitrave për ndeshjet e ekipit kombëtar italian. 

Kampionati Botëror i vitit 1938 u mbajt sërish në Evropë, në Francë, përmes shqetësimeve të shumë shteteve të Amerikës së Jugut, Uruguai dhe Argjentina vendosën të bojkotojnë këtë edicion (e dyta herë rresht për Uruguain). Pas një lojë shtesë kundër Letonisë, Austria u kualifikua për në Botëror, por për shkak të aneksimit me Gjermaninë (Anschluss) në prill të vitit 1938 nuk mundi të vazhdojë me tej. Vendi i tij i është ofruar Anglisë, por ajo nuk pranoi ftesën. Për shkak të këtyre ngjarjeve, në fazën finale u ndeshën vetëm 15 ekipe. Për herë të parë nuk ishte shteti pritës për të fituar trofeun, ishte Italia fituese e titullit, duke mundur Hungarinë 4-2 në finale, duke u bërë kështu e para kombëtare që shpallej kampion në dy edicone të njëpasnjëshme dhe e para për të fituar titullin e botës në tokë të huaj. 

Lufta e Dytë Botërore dhe pasojat e saj penguar zhvillimin e edicioneve të viteve 1942 dhe 1946. 

Kampionati Botëror i vitit 1950 u mbajt në Brazil. Gjermania dhe Japonia, dy vendet që konsiderohen të jenë më përgjegjës për luftën, u përjashtuan që në fillim, ashtu siç kishte ndodhur edhe për Lojërat Olimpike të Londrës të vitit 1948. Ky kampionat shikonte për herë të parë pjesëmarrjen e Anglisë e cila nuk kishte marrë pjesë në edicionet e mëparshme pasi ajo nuk ishte antare e FIFA-s, ishte tërhequr në vitin 1920, për të shmangur ndeshjet me kombëtaret e shteteve kundër të cilëve ka luftuar në dy luftërat botërore. Një tjetër arsye ishte një lloj proteste kundër ndikimeve të vendeve të tjera në futboll (sport i lindur pikërisht në Angli). Në vitin 1946, Shoqata e Futbollit Anglez vendosi për t'u bashkuar me shoqatën botërore pas një ftese formale nga vetë FIFA. Turneu pa pjesëmarrjen e Uruguait që mungonte në dy edicionet e mëparshme në shenjë proteste. Për arsye politike ekipet kombëtare të vendeve të Evropës Lindore (Hungari, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovaki) nuk morën pjesë. Italia, kampione në fuqi, mori pjesë pavarësisht nga tragjedia e vitit 1949 në të cilën humbën jetën lojtarët e "Grande Torino" (shumë prej tyre luanin në kombëtare). Uruguai fiton në finale kundër Brazilit, 2-1, duke u bërë kampione për herë të dytë (në dy edicione që ka marrë pjesë). Kjo lojë gjithashtu ka praninë më të lartë të çdo ndeshje, afërsisht 190 mijë. 

Kampionati Botëror i vitit 1954 u zhvillua në Zvicër dhe ishte i pari që do të transmetohet në televizion. Kombëtarja e Bashkimit Sovjetik nuk mori pjesë për shkak të performancës së tyre jo pozitive në Lojrat Olimpike të vitit 1952. Kombëtarja Skoceze u shfaq për herë të parë në këtë turne, por pa regjistruar asnjë fitore dhe u eliminua në raundin e parë. Çerek-finalja mes Austrisë dhe Zvicrës pa rekordin e golave të shënuar në një ndeshje të Kupës së Botës, Zviceranët humbin me rezultatin 5-7, pasi kishin shkuar në avantazh me 3-0. Gjermania Perëndimore është fituese e këtij edicioni, duke mundur në finale kampionët olimpikë të Hungarisë me rezultat 3-2, me gol të Helmut Rahn në minutën 84'. Pak minuta më vonë barazon Hungaria me Puskás, por gjyqtari anësor Benjamin Griffiths anullon golin si jasht-loje. Ndeshja është e njohur në Gjermani si "mrekullia e Bernës". 

Kampionatin Botëror në vitin 1958 u zhvilluar në Suedi. Për herë të parë (dhe tani për tani i vetmi rast), të katër kombëtaret e Britanisë së Madhe u kualifikuan për në Botëror (Angli, Skoci, Uells (Walles) dhe Irlanda e Veriut që rrëzoi italinë. Deri tani ky është i vetmi edicion që Italia nuk kualifikohet për në Botëror). Suedia humbet në finale me Brazilin me rezultatin 2-5, dhe kjo ishte hera e parë që një shtet nga një tjetër kontinent të fitonte Botërorin në Evropë. Ky turne pa performancën e Pelé (Edson Arantes do Nascimento), i cili shënoi dy gola në finale. 

Dymbëdhjetë vjet pas Kupës së Botës 1950, FIFA vendosi për të sjellë Kampionatin Botëror të vitit 1962 në Amerikën e Jugut, dhe pikërisht në një shtet të varfër siç ishte Kili. Artikuj të shumë gazetarëve komentonin sesi një vend i pazhvilluar si Kili mund të mendojë të organizojë një manifestim kaq të rëndësishëm. Situatën e vendit e përkeqëson edhe më tepër "tërmeti i madh kilian" më 22 maj 1960, tërmeti më i fortë i shekullit të njëzetë; në fund, Botërori nuk pati ndonjë problem organizativ. Megjithatë, kujtohet si një turne që u ndikua shumë nga sjellja jo shembullore e arbitrave. Kili arriti në gjysmë-finale dhe u dorëzua vetëm përballë Brazilit e cila, edhe pse nuk luajti Pele, i dëmtuar, fitoi të dytin Kampionat Botëror radhazi në sajë të Garrincha, duke mundur në finale Çekosllovakinë me rezultatin 3-1. 

Kampionati Botëror i vitit 1966 u organizua nga Anglia. Trofeu ishte vjedhur gjatë manifestimit por u gjet një javë më vonë nga një qen me emrin "Pickles". Afrika e Jugut u përjashtua për shkelje të rregullores kundër diskriminimit (për shkak të Aparteidit). Përjashtimi mbeti në fuqi deri në vitin 1992, kur Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut u ripranua nga FIFA. Kombëtarja e Koresë së Veriut u bë ekipi i parë aziatik për të arritur në çerek-finale duke mundur kombëtaren italiane (në sajë të golit të një lojtari amator i cili si profesion nuk bënte dentist, siç është thënë për vite, por mësues i edukacionit fizik). Anglia fitoi turneun duke mundur Gjermaninë Perëndimore 4-2. Në këtë lojë sulmuesi anglez Geoff Hurst u bë lojtari i parë që shënon një tripletë në një finale. Eusebio i Portugalisë (ekip që merrte pjesë për herë të parë në kampionat botëror) fitoi titullin si golashënuesi më i mirë, me nëntë gola. 

Kampionati Botëror i futbollit i vitit 1970 u zhvillua në Meksikë. Në kualifikueset për këtë Botëror theksohet rivaliteti midis Hondurasit dhe El Salvador, duke shkaktuar atë që është e njohur si "Lufta e Futbollit". Ky Botëror kujtohet për pritjen historike të portierit anglez Gordon Banks që shpëtoi portën e tij nga një goditje e afërt me kokë nga Pele, ky gjest atletik është konsideruar si një nga shpëtimet më të vështira në historinë e futbollit. Një tjetër arsye pse ky Botëror ka mbetur në histori është gjysmëfinalja madhështore e cila pa duke sfiduar Italinë dhe Gjermaninë Perëndimore, madje në këtë ndeshje u shënuan edhe 5 gola gjatë kohës shtesë dhe kapiteni i ekipit gjerman, Franz Beckenbauer, ka luajtur një pjesë të ndeshjes me krahun e thyer, pasi trajneri gjerman kishte bërë tashmë të gjitha zëvendësimet e mundëshme. Italia fitoi 4-3 dhe shkon në finale ku mundet nga Brazili me rezultat 4-1. Kjo është edhe fitorja e tretë e Brazilit e cila i jep të drejtën e posedimit të trofeut "Jules Rimet Trophy". 

Pas caktimit definitiv të Trofeut "Jules Rimet" Brazilit, në fund të kampionatit botëror 1970, në edicionet pasardhëse do të quhet "Kupa e Botës FIFA" (en. FIFA World Cup, fr. Coupe du Monde FIFA). 

Kampionati Botëror i vitit 1974 u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore. Për këtë edicion u krijua një trofe i ri, FIFA World Cup Trophy, krijuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga. Bashkimi Sovjetik refuzoi të udhëtojë në Santiago, Kili, për ndeshjen e kthimit për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe, siç parashihet në Rregullore, Kili ishte shpallur fitues dhe për këtë arsye u kualifikua për në Botëror. Në këtë edicion kombëtaret e Gjermanisë Lindore, Haiti, Australia dhe Zaire bënë debutimin e tyre në fazën e fundit të një Botërori. Formati i turneut ndryshoi përsëri, dy ekipet e para të secilit prej katër grupeve vinin të ndarë në dy grupe nga të cilat do të dalin finalistët. Gjermania Perëndimore fitoi në finale kundër Holandës me rezultatin 2-1. Në këtë edicion holandezët kishin terhequr vëmendjen për mënyrën krejt të re të të luajturit e që interpretohej me mjeshtëri nga Johan Cruijff (Hendrik Johannes Cruijff). Një tjetër kombëtare që u shqua për mënyrën e të luajturit ishte Polonia e cila u klasifikua në vendin e tretë pasi mundi kampionët në fuqi, Brazilin, me rezultatin 1-0, pasi mundi skuadra të mëdha si Argjentina (3-2) dhe Italia (2-1) në raundin e parë, dhe humbi në gjysmë-finale 0-1 me Gjermaninë Perëndimore. 

Kampionati Botëror i vitit 1978 u prit nga Argjentina, duke shkaktuar polemika për shkak të një grusht shteti ushtarak dy vjet më parë. Kampioni i madh holandez Johan Cruijff refuzoi të marrë pjesë për këtë arsye, megjithatë, asnjë shtet nuk tërhoqi kombëtaren e tyre. Për herë të parë paraqiten formacionet e Iranit dhe Tunizisë. Në ndeshjen finale, luajtur më 25 qershor në Buenos Aires, shpërblehet ekipi vendas i cili fitoi 3-1 kundër Hollandës, në sajë të dy golave të shënuar nga Mario Kempes. Hollanda për herë të dytë radhazi renditet në vendin e dytë. 

Spanja është zgjedhur për të organizuar edicionin e vitit 1982 të Kampionatit Botëror e cila përfshinte pjesëmarrjen e 24 ekipeve; i pari ndryshim në numrin e ekipeve që nga botërori i vitit 1934. Ekipet u ndanë në gjashtë grupe me nga katër ekipe secili; dy të parët e çdo grupi kalonin në fazën e ardhshme, ku ndaheshin përsëri në 4 grupe me nga 3 skuadra. Fituesit e këtyre "trekëndëshave" kalonin në gjysmëfinale. Kombëtaret që merrnin pjesë për herë të parë në Botëror ishin: Kamerun, Algjeria, Honduras, Zelanda e Re dhe Kuvajti. Në këtë kampionat spikasin dy episode kurioze. 

Rasti i parë është ai në ndeshjen mes Francës dhe Kuvajtit. Kur francezët ishin tashmë përpara 3-1, lojtarët e kuvajtin ndaluan lojën, sepse ata kishin shkëmbyer fërshëllimën një bilbili që vinte nga publiku në stadium me atë të gjyqtarit. Alain Giresse i francës shfrytëzoi rastin për të shënuar. Lojtarët e kuvajtit protestuan energjikisht, Sheikh Fahid Al-Ahmed Al-Sabah, President i Federatës së Kuvajtit, vrapoi në fushë për të shprehur mospëlqimin te albitri, i cili, në mënyrë të pazakontë, anuloi golin e shënuar. Bossis shënoi sërish disa minuta më vonë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1. 

Rasti i dytë është gjysmë-finalja mes Gjermanisë Perëndimore dhe Francës. Portieri gjerman Harald Schumacher kryen një faull të dukshëm ndaj Patrick Battiston, kur rezultati ishte 1-1. Schumacher, çuditërisht, i shpëton përjashtimit nga loja. Në lojën shtesë Gjermania P. arrin të barazojë pasi duke qenë në disavantazh për 1-3. Ndeshjen e fiton Gjermania Perëndimore pas gjuajtjeve të penalltive me 5-4. 

Në finale Italia mundi Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 3-1. Dino Zoff u bë lojtari më i ri të sigurojë titullin kampion botëror. Golashënuesi më i mirë u shpall Paolo Rossi, i ashtuquajtur me nofkën "Pablito". 

Kampionati Botëror i vitit 1986 u zhvillua në Meksikë. Fillimisht ishte zgjedhur Kolumbia, por autoritetet kolumbjane deklaruan se nuk mund të përmbushnin kërkesat e FIFA-s për arsye ekonomike, kështu, në një përzgjedhje të dytë, caktohet Meksika duke u bërë vendi i parë që pret dy herë Kupën e Botës. Ekipet kombëtare të Kanadasë, Danimarkës dhe Irakut marrin pjesë për herë të parë. Çerek-finalja mes Argjentinës dhe Anglisë ka hyrë në historinë e futbollit për dy golat e shënuar nga Diego Maradona, i cili më vonë do të shpallej si lojtari më i mirë i turneut. Goli i parë që "Pibe de Oro" shënoi ishte i famshmi gol me dorë që vet numëri 10 komentoi më vonë duke thënë se: ishte "dora e Zotit" ajo që shënoi. Goli i dytë, që konsiderohet si Goli i Shekullit, në të cilin Maradona nga mesfusha dribloi pesë lojtarë anglez para depozitimit të topin në rrjetë. Argjentina në finale mund Gjermaninë Perëndimore me rezultatin përfundimtar 3-2, me gol të shënuar nga Jorge Burruchaga. 

Kampionati Botëror i vitit 1990 u prit nga Italia. Pas një distance prej 56 vitesh nga Kampionati Botëror i vitit 1934, e cila ishte fituar nga blutë e Vittorio Pozzo, turneu më i madh në botë i futbollit kthehet në "Bel Paese". Ekipi kombëtar i Kamerunit arriti deri në çerek-finale, duke u bërë ekipi i parë i kontinentit afrikan që arrin këtë sukses. Skuadra më favorite për të fituar titullin kampion ishte Italia, me lojtar si Totò (Salvatore) Schillaci, Franco Baresi, Roberto Donadoni, Roberto Baggio etj. Ekipet tjera favorite ishin Argjentina me Diego Armando Maradona, që sapo ishte shpallur kampion i italisë me SSC Napoli, Gjermania Perëndimore me trajner Franz Beckenbauer dhe tre lojtarët e FC Inter (Lothar Matthäus, Jürgen Klinsmann, Andreas Brehme), Hollanda me trion e lojtarëve të AC Milan (Marco van Basten, Ruud Gullit, Frank Rijkaard).

Në finale ballafaqohen ekipet e njëjta të edicionit të kaluar, por këtë herë rezultati u përmbys dhe, pasi ishin renditur të dytët për dy edicione radhazi, gjermanët perëndimor fituan për të tretën herë kupën e botës. 
Gjermania Perëndimore 1-0 Argjentinë, gol i shënuar nga Brehme me penallti në minutën 84'. 

Në vitin 1991, FIFA ka organizuar për të parën herë Kupën e Botës për femra. Ky është një turne i ngjashëm me atë të meshkujve, por, duke pasur parasysh krijimin e tij kohëve të fundit dhe se futbolli ka qenë gjithmonë i konsideruar si një sport kryesisht për meshkujt, ende nuk ka arritur një nivel të mirë të interesit. Deri në vitin 2011, ekipet kombëtare që kanë numrin më të madh të sukseseve janë ato të Gjermanisë dhe SHBA-të. Nga gjashtë edicione të zhvilluara, në fakt, SHBA dhe Gjermani kanë fituar me nga dy herë ndërsa Norvegji dhe Japoni me nga një herë. 

Kampionati Botëror i vitit 1994 u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, dhe për herë të parë kupa u fitua pas gjuajtjeve të penalltive pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë e finales përfunduan me 0-0. Ishte Brazili që dominoi duelin me Italinë nga pika e bardhë (3–2), me gabimin fatal të Roberto Baggio. Kombëtarja jugosllave ishte përjashtuar si e sanksionuar nga ana e Kombeve të Bashkuara për luftën në Bosnje. Gjatë turneut, Diego Maradona u hoq pasi rezultoi të jetë pozitiv për ephedrine në një kontroll anti-doping. Mbrojtësi kolumbian Andres Escobar u vra dhjetë ditë më vonë pasi shënoi një autogol kundër Shteteve të Bashkuara, e cila çoi në eliminimin e Kombëtares Kolumbiane. Rreth 3.6 milion njerëz shkuan në stadiume për të parë ndeshjet, audienca më e madhe për një edicion të Kupës së Botës. Ky është edhe edicioni i fundit me 24 ekipe, zgjeruar në 32 nga botërori tjetër. 

Kampionati Botëror i vitit 1998 është mbajtur në Francë. Kjo është Kupa e parë Botërore ku konkurojnë 32 ekipe dhe i pari në të cilin u prezantua rregulli i "golit të artë" (golden goal) në kohën shtesë. Tani e tutje botërori nuk do të transmetohet më në Eurovizion. Në ndeshjen mes Francës dhe Paraguait ndodh edhe i pari Golden Goal në historinë e kampionatit botëror, kur Laurent Blanc Les Bleus, pas rezualtit 0-0 të kohës së rregullt, i dha mundësi Francës për të kaluar në çerek-finale. Franca fiton kupën e botës duke mundur në finale Brazilin me rezultatin 3-0. 

Kampionati Botëror i vitit 2002 ishte i pari i zhvilluar në Azi dhe i pari i organizuar nga dy shtete: Japoni dhe Kore e Jugut. Turneu karakterizohet nga arritjet e larta të vendeve që konsideroheshin jo shumë konkurruese. Senegal dhe Shtetet e Bashkuara arriten në çerek-finale, Korea e Jugut u rendit e katërta. 

Në finale Brazili, me dy gola të shënuar nga Ronaldo (Ronaldo Luís Nazário de Lima), mundi Gjermaninë 2-0. Kjo është e pesta herë që Brazili fiton Kupën e Botës. 

Kampionati Botëror i vitit 2006 u mbajt në Gjermani. Ky ishte edicioni i parë në të cilin kampionët në fuqi të ndeshen me eliminatoret, ndërsa shteti pritës ende gëzon kualifikimin automatik. Para fillimit të turneut parashikimet jepnin si fitues të mundshëm Brazilin dhe Anglinë. Gjermania mundet në gjysmë-finale nga Italia me rezultatin 2-0, me gola të shënuar në lojën shtesë nga Fabio Grosso dhe Alessandro Del Piero. Po në gjysmë-finale, Portugalia mundet nga Franca me rezultatin 0-1 me gol të shënuar nga Zidane, me penallti. 

Në finale përballen Italia dhe Franca dhe, dhjetë minuta para fishkëllimës finale të kohës shtesë (me rezultat 1-1) kapiteni francez, Zinedine Zidane dëbohet nga loja pas një goditje me kokë kundër mbrojtësin blu Marco Materazzi. Italia shpallet kampion bote për herë të katërt, duke fituar 5-3 me penallti. 

Kampionati Botëror i vitit 2010 u mbajt në Afrikën e Jugut që është shteti i parë Afrikan që organizon një garë të tillë. Në stadiumin e Johanesburg, Holanda dhe Spanja "luftojnë" për kupën. Loja është shumë e tensionuar, vetëm gjatë 90 minutave jepen ​​8 kartona të verdhë (5 holandezëve, 3 spanjollëve), por rezultati është gjithmonë 0-0. Pastaj pika kthesë: Andres Iniesta vetëm përpara portierit Maarten Stekelenburg shënon golin e fitores 4 minuta nga fundi i kohës shtesë. Holanda humbi finalen e tretë (dy të tjerat i ka humbur në vitin 1974 dhe 1978), ndërsa Spanja është fituese për herë të parë e titullit Kampion Bote. 

Kampionati Botëror i vitit 2014 mbahet në Brazil. Brazili bëhet vendi i pestë që e kanë pritur Kupën e Botës dy herë (tjetra në vitin 1950) pas Meksikës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.

Kostoja e kampionatit është vlerësuar të jetë më e larta në historinë e botërorit, 14 miliard dollar. Ky shpenzim përfshin ndërtimin apo renovimin e stadiumeve, dhe projektet e infrastrukturës. Ish-futbollisti brazilian dhe tani figurë politike Romario (Romário de Souza Faria) ka quajtur turneun si "vjedhjen më të madhe në histori", duke deklaruar se, sipas tij, kostoja reale e ngjarjes është më i madh se 46 miliard dollar.

Spanja, kampione e edicionit të kaluar, u eliminua në fazën e grupeve pasi humbi dy ndeshjet e para kundër Holandës (5-1) dhe ndaj Kilit (2-0). 

Në çerek-finale do të ndeshen Brazil-Kolumbi, Holandë-Kosta Rika, Francë-Gjermani dhe Argjentinë-Belgjikë. 

Gjermania mundi 1-0 Francën në sajë të golit të shënuar nga Hummels, i cili e lejon gjermaninë për të arritur të trembëdhjetën gjysmëfinale në historinë e Kampionatin Botëror (e katërta radhazi). Brazili fiton kundër Kolumbisë, në sajë të golave të shënuar nga Thiago Silva dhe David Luiz, me rezultatin 2-1. Belgjika nuk arrinë të kalojë çerek-finalen, Argjentina fiton me një gol të shënuar nga Gonzalo Higuaín. Në çerek-finalen mes Holandës dhe Kosta Rika, pas një barazimi pa gola të kohës së rregullt dhe kohës shtesë, gjuhen penalltitë. Trajneri holandez Van Gaal zëvendëson, në minutën 120-të, portierin e parë Cillessen me Krul, i cili në gjuajtjet nga pika e bardhë priti dy topa, duke e çuar Holandën në gjysmë-finale. 

Në gjysmë-finale do të përballen Brazil-Gjermani e Hollandë-Argjentinë.

Gjysmë-finalja Brazil-Gjermani duket si përseritje e finales së Kupës së Botës në vitin 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni. Por loja merr menjëherë nje kthesë të papritur: në tridhjetë minutat e para gjermanët ndodhen tashmë në avantazh 0-5, me gola të shënuar nga Muller, Klose, Khedira dhe dy gola nga Kroos. Një dramë e vërtetë sportive për Brazilianët, të cilët në pjesën e dytë do t'i nënshtrohen edhe dy golave të tjerë nga Schurrle. Rezultati përfundimtar 1-7, shënon të vetmin gol per brazilin, Oskar, në minutat e fundit. Brazili, ka humbur me gjashtë gola diferencë kundër Uruguait në Kupën e Amerikës të vitin 1920, kurrë ska ndodhur në historinë e saj të futbollit që të pranojë shtatë gola. Gjermania në këtë mënyrë arrin finalen e Kupës së Botës për të tetën herë në historinë e saj. 

Ndryshe nga tjetra gjysmë-finale, loja ndërmjet Holandës dhe Argjentinës nuk është e bukur, ekipet duken të frikësuar dhe nuk hapen shumë. Nuk mjafton koha e rregullt dhe as 30-të minutat e kohës shtesë për të shpallur finalisten e dytë, duke u mbyllur 0-0. Portieri i Argjentinë Sergio Romero është protagonisti kryesor në gjuatjet e penalltive, i cili arriti të neutralizojë topat e shqelmuar nga Ron Vlaar dhe Wesley Sneijder. Argentina në anën tjetër nuk e humbi një gjuajtje, duke fituar 4-2 dhe duke shkuar në finale. 

Gjermani-Argjentinë, është finalja më e luajtur në historinë e Botërorit, pas dy finaleve të njëpasnjëshme në Meksikë '86 dhe Itali '90. Lojë emocionuese me shanse në të dy anët, sidomos argjentinasit shkojnë pranë golit të paktën tre raste në kohën e rregullt, me Higuain në pjesën e parë (të cilit i anulohet edhe një gol jashtë-loje) dhe Messi në dy raste, ndërsa gjermanët shkojnë pranë golit me Schürrle dhe Höwedes në pjesën e parë dhe Kroos në pjesën e dytë. Rezultati i kohës së rregullt përfundon 0-0. Gjermania shpallet kampione e këti edicioni me anë të një goli të shënuar nga Mario Götze (që ka zëvendësuar Klose pak minuta nga fundi i kohës së rregullt), vetëm shtatë minuta nga fundi i kohës shtesë. Kjo është e katërta herë që Gjermania shpallet kampion botëror, barabartë me Italinë, dhe është kombëtarja e parë evropiane që fiton këtë titull në Amerikën e Jugut. 

Kampionati Botëror i Futbollit i vitit 2018 zhvillohet në Rusi. /Sh.D/

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 11:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...