Mbrojtësi i Real Madridit: E mirëpresim Neymarin, më të mirët vijnë te ne

Premte, 29 June 2018 09:13

Dani Carvajal është i gatshëm të lirojë një dhomë zhveshjeje për Neymarin, nëse kampionët europianë nënshkruajnë me yllin brazilian të PSG. Neymar, 26 vjeç, është lidhur me një lëvizje drejt Real Madridit, pasi ka shpenzuar vetëm një sezon në Ligue 1, me parizienët, klub të cilit ai iu bashkua nga Barcelona.

Carvajal tha se do ta mirëpresë ndërkombëtarin e Brazilit në “Santiago Bernabeu”, nëse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte i etur për të nënshkruar sulmuesin. “Nëse ai ka lindur për të luajtur në Madrid, unë nuk e di, – i tha ai “Cadena SER”. – Real Madridi gjithmonë dëshiron më të mirët në botë. Nëse presidenti është i vendosur të nënshkruajë me të, ne do të duhet të ruajmë një vend të veçantë në dhomat tona të zhveshjes”.

Real Madridi është gjithashtu i lidhur me një lëvizje të Alvaro Odriozola, lojtarin e Real Sociedad, i cili ka gjasa të ushtrojë presion mbi Carvajal për vendin e tij. Por Carvajal thotë se do të ishte i lumtur të shihte shokun e tij të kombëtares së Spanjës t’i bashkohej në Madrid. “Nëse trajneri Julen Lopetegui dhe presidenti e konsiderojnë atë të nevojshëm, e mirëpresim, – shtoi ai. – Unë mendoj se është një lojtar i madh, i ri, me aftësi të mira mbrojtëse. Ai është një lojtar shumë i plotë”. /Telesport/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...