Botërori i vërtetë nis të shtunën

Premte, 29 June 2018 16:42

Dje u mbyll faza e  parë e Botërorit e njohur ndryshe si faza e Grupeve. Në ndeshjet e fazës që kaluam u duk sikur nuk ishim duke parë Botërorin por disa ndeshje që lënë për të dëshiruar.

Ditën e nesërme nis faza e 1/8 ose e 16, pra është ajo fazë me eleminim direkt ku do të përballen vendet e para me vendet e para të grupeve dhe vendet e dyta me të dytat.

Të shtunën është ajo mes Francës e Argjentinës, një lloj finaleje e parakohshme. Do të jetë sfida mes shpresës së argjentinasve me në krye Messin dhe ëndrrës se Pogba, Mbappe e Griezmann.

Edhe në mbrëmje në Sochi do të kemi një luftë yjesh pasi në njërën anë janë Godin, Gimenez, Suarez e Cavani që do të kërkojnë të frenojnë e të mposhtin Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Uruguai ende nuk ka pësuar gol, dhe kjo ndeshje me kampionët e Evropës do të jetë një provë zjarri për të.

Po ashtu edhe ndeshjet e të djelës do të jenë një spektakël më vete. Në Moskë, Rusia organizatore do të presë Spanjën që në ndeshjen me Marokun rrezikoi jo pak.

Skuadrës së Hierros i duhet të japë sinjale e të tregojë se e meriton rolin e favoritit për fitoren finale. Kroacia nuk ka se përse të japë prova të reja për forcën e saj.

Skuadra e Daliç e mbylli fazën e grupeve me pikë të plota dhe përballë do të ketë Danimarkën për një vend në çerekfinale.

E hëna do të jetë dita e Brazilit, një skuadër ku ndërthuret talenti me pragmatizmin. Seleçao do të luajë përballë Meksikës, ndërkohë që më pas do të luajnë mes tyre Belgjika e Japonia, një sfidë që në letër sheh Djajtë e Kuq belgë si pretendentë.

Kuadri i ndeshjeve të 1/8 të finaleve do të mbyllet me Suedi-Zvicër, ndërkohë që një tjetër ndeshje e madhe është edhe ajo mes Kolumbisë dhe Anglisë. Më pak fjalë do të na presin 4 ditë të zjarrta, ku asnjërës prej skuadrave nuk i lejohet më të bëjë gabime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...