Sadiku kryen me sukses operacionin: Diçka e papritur më ndodhi, por Zoti…  

E mërkurë, 08 August 2018 09:42

Armando Sadiku ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në gju, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren e fundit me Levanten, në përgatitoren e verës. Ky dëmtim do ta lërë rreth 6 muaj “në bokse” sulmuesin tonë të kombëtares, sepse aq është koha e riaftësimit, sipas mjekëve. Përmes faqes së vet në Facebook, Sadiku nuk e lejon veten të bjerë në pesimizëm dhe premton se do të rikthehet sërish i fortë:

“Diçka e papritur më ndodhi. Por, falë ndihmës së Zotit, çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi, pas operacionit. E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës, por kush më njeh, e di mirë se nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë.

Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort, që të kthehem përsëri në fushën e gjelbërt. Faleminderit te gjithëve për “sms” inkurajuese që më keni dërguar! Ju përshëndes, Armando!” Telesport. A.Lleshi

Sad1.jpg

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...