Shqipëri- Izrael, sërish me masa të rrepta sigurie

E Enjte, 06 September 2018 15:19

Nesër në orën orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Izrael dhe Policia ka publikuar planin e masave për sigurinë e qytetarëve.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, paraprakisht ngriti grupet e punës në nivel qendror dhe vendor, të cilët studiuan çdo informacion të agjencive ligjzbatuese, nga bashkëpunimi ndërkombëtar, por edhe eksperiencën e ndeshjes së futbollit të vitit 2016 midis dy ekipeve. Eshte hartuar Plani i Masave, janë realizuar disa takime nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe çdo strukturë pjesëmarrëse në këtë shërbim, ka hartuar planet e vendosjes së punonjësve të policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit, thotë se do të angazhojë gjatë ndeshjes rreth 670 forca policore.

MASAT

Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e plotë të sigurisë së ndeshjes së futbollit, do të angazhojë gjatë rreth 670 forca policore, sipas sektorëve për sigurimin e rrugëkalimit nga Tirana në Stadiumin “Elbasan Arena”, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në qytetin e Elbasanit, në pikat e kontrollit dhe të hyrjes së tifozëve, sigurinë e perimetrit të jashtëm të stadiumit, por edhe forca të gatshme për ndërhyrje, nëse do të lindë e nevojshme.

Në këto shërbime janë përfshirë policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia antieksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve, që mund të vijnë nga jashtë shtetit, njësi të tjera të specializuara, dhe agjencitë ligjzbatuese.

Strukturat e Policisë së Shtetit po monitorojnë rrjetet sociale dhe burimet e hapura, për identifikimin e individëve dhe grupeve, që mund të bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit etj. Ng ana jonë është bërë rikonicioni nga toka dhe ajri i stadiumit, i ambienteve përreth dhe i rrugëve të afrimit në stadium dhe, mbi këtë bazë, janë përcaktuar shërbimet për monitorimin e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë, si dhe për shoqërimin në distancë apo në afërsi, të grupeve të tifozëve, që do të vijnë nga drejtime të ndryshme për në stadium. Për kontrollin e tifozëve, biletave, sendeve të forta, si dhe orientimin e mbështetësve të ekipeve, janë përcaktuar 7 pika hyrëse pranë stadiumit, të cilat do menaxhohen nga shërbimet e policisë dhe Repartet e Ndëhyrjes së Shpejtë, me qëllim identifikimin nominal të tifozëve, që do hyjnë në stadium, por edhe në rast prishjeje të rendit apo krijimit të konfuzionit nga sportdashës të ndryshëm.

Në këtë akvititet të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit, në zbatim të përcaktimeve të nenit 51, të Ligjit Nr. 79/2017 “Për Sportin”, Policia e Shtetit është në bashkëpunim dhe ndjekje të vazhdueshme të masave të sigurisë, edhe me subjektin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, punonjësit e të cilës do të kryejnë disa detyra, që ligji ia ka deleguar këtij shërbimi, si për:

– Kontrollin e tifozëve në portat hyrëse të stadiumit.

– Sigurimin e vendkalimeve publike në stadium.

– Drejtimin e spektatorëve tek ulëset në tribunat e stadiumit dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

– Sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes, nga futja e tifozëve në pistën e stadiumit etj. Për realizimin e këtyre detyrave në këtë aktivitet sportiv, subjekti i mësipërm do të angazhojë një personel prej 150 personash.

Rikujtojmë qytetarët se kapaciteti akomodues i stadiumit “Elbasan Arena” është 12.747 persona, me 15 porta hyrjeje. Parashikojmë që në çdo 1 orë, në secilën prej portave hyrëse, të hyjnë rreth 720 persona. Ndërkohë bëjmë me dije qytetarët, se janë parashikuar masa rigoroze për ndalimin e hyrjes dhe përdorimit në stadium të:

– Parrullave, pankartave apo provokimeve, që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës.

– Fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve të tjera piroteknike, i sendeve të forta apo metalike, si çelësa apo monedha, të cilat janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

– Mbajtja e maskave, shisheve, tregtimi i pijeve alkoolike apo mbajtja e armëve etj.

Gjithashtu do të jetë funksional sistemi i lajmërimit të publikut, i aftë të dëgjohet edhe mbi zhurmën e turmës, brenda dhe jashtë mjedisit sportiv. Element i rëndësishëm i sigurisë, janë biletat e personalizuara me emrin e çdo personi që kërkon të hyjë në stadium.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...