Presidenti i FIFA-s: Katar 2022 mund të ndryshojë imazhin e arabëve

E mërkurë, 24 October 2018 10:45

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Gianni Infantino, vlerësoi përparimin e prekshëm të punimeve infrastrukturore në Katar, duke e cilësuar Botërorin Katar 2022 (FIFA World Cup Qatar 2022) si një mundësi të rrallë që do t'i japë tifozëve dhe ndjekësve të futbollit një eksperiencë të veçantë kulturore gjatë qëndrimit të tyre në Katar, për të marrë pjesë në turneun e Botërorit.

Presidenti i FIFA-s i shprehu këto vlerësime gjatë një turi inspektimi të punimeve në stadiumin Al Wakra, i cili ka një kapacitet prej 40 mijë tifozësh dhe që do të jetë një prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit deri në çerekfinale.

Gianni Infantino vizitoi gjithashtu metronë e re të Dohas, e cila pritet të inaugurohet tërësisht në muajt e ardhshëm. Udhëtimi i tij me metro zgjati 20 minuta, nisur nga qendra e ekspozitave në Doha e deri në stacionin Al Wakra.

Gjatë inspektimit të stadiumit ‘Al Wakra’, ai tha se ‘E shoh këtë stadium shumë mbresëlënës. Kushdo mund ta vërejë progresin e bërë në këtë stadium edhe pse jemi ende katër vjet para fillimit të turneut të futbollit Katar 2022’.

Në këtë kontekst, z. Infantino theksoi rolin dhe potencialet që ka Kupa e Botës në Katar për të ndryshuar stereotipet që mund të kenë disa rreth rajonit (të Gjirit) dhe botës arabe në përgjithësi, duke shtuar: ‘Jam plotësisht i bindur se organizimi i kampionatit botëror të futbollit në Katar do të tërheqë vizitorë nga e tërë bota për të zbuluar vendin dhe për tu njohur nga afër me kulturën e pasur këtu’.

Në maj 2017, Katari filloi inauguroi stadiumin ‘Khalifa International Stadium’, ndërkohë që punimet vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjitha stadiumet e reja ku do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit, përfshirë edhe stadiumin ikonik të ‘Lusail-it’, i cili do të presë ndeshjet hapëse dhe finale të Botërorit 2022, ndërsa mendohet se inaugurimi i tij i plotë do të mbahet në fillim të vitit 2021.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...