Kovac i padëshiruar, veteranët e Bayernit: Po shkatërron ekipin

Tuesday, 06 November 2018 16:09

Siç duket këto nuk janë ditë të mira për klubin e  Bayern Munich, ecuria e keqe e bavarezëve, që gjenden të tretët në klasifikim, katër pikë pas Dortmundit kryesues, ka rritur pakënaqësitë ndaj Niko Kovac.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, shkojnë në klasiken e fundjavës me verdhezinjtë duke i shikuar rivalët nga poshtë lart në klasifikim për të parën herë që nga sezoni 2011-2012-të dhe kjo është veç të tjerash nisja më e keqe e Bayern-it, me 20 pikë pas 10 javësh, që nga sezoni 2010-2011.

Jemi të dëshpëruar dhe të zhgënjyer u shpreh Neuer. Ndërkohë Muller është një nga katër protagonistët e revoltës në dhomat e zhveshjes ndaj Kovac, që nuk fiton në Alianz Arena prej 4 ndeshjesh. E përditshmja ‘Kicker’ shkruan se bashkë me të kanë dalë kundër trajnerit dhe Hummels, Robben dhe Ribery, këta të fundit, rastësi apo jo ishin të njëjtët që kryesuan rebelimin kundër Carlo Ancelottit një vit më parë.

Bayerni është përpjekur të bashkojë ekipin përreth Niko Kovac, por është përballur me kundërshtimet e peshave të rënda në dhomat e zhveshjes, ndërsa ‘Kicker’ konsideron se edhe drejtori sportiv Hasan Salihamdizic ka mungesë autoriteti.

Ribery, Hummels dhe Muller nuk janë të kënaqur me politikën e rotacionit të Kovac, ndërsa Roben është lodhur me zëvendësimet duke qenë se është larguar nga fusha e lojës para përfundimit të ndeshjeve plot 13 herë këtë sezon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...