Një garanci për kombëtaren, talenti shqiptar në formacionin e javës në Kroaci

E Enjte, 14 February 2019 17:09

Viti i ri ka nisur në mënyrë perfekte për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, i cili ka qenë titullar te Hajduk i Splitit dhe të dielën e shkuar shënoi në fitoren 2-1 që skuadra e tij arriti ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në një derbi shqiptarësh, ku Ismajli e Tahiraj mposhtën Uzunin dhe Lirim Kastratin.

Për qendërmbrojtësin 22-vjeçar është një moment i shkëlqyer dhe mediat në Kroaci e kanë vlerësuar për paraqitjet e tij.

Telesport.hr e ka përfshirë në formacionin e javës, duke evidentuar edhe statistikat e shkëlqyera të tij në ndeshjen e fundit, përtej faktit që shënoi gol.

"Përveçse shënoi një gol, Ismajli pati edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, 85 nga 90 në total. Ai fitoi 9 nga 11 duele, realizoi një driblim, 4 ndërhyrje të suksesshme në 5 ndërhyrje për rikuperimin e topit, 10 krose. Hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë të javës", shkruhet në sitin e njohur kroat.

Një lajm i shkëlqyer edhe për kombëtaren tonë, sepse Gjimshiti, Veseli dhe Ismajli janë në formë perfekte dhe po luajnë çdo javë, ndaj për të tashmen dhe të ardhmen jemi në duar të sigurta.

 

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 17:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...