Të gjithë me sytë nga “Allianz Arena”

E mërkurë, 13 Mars 2019 14:44

Futbolli “mban frymën”, ndërsa të gjithë prozhektorët drejtohen në “Allianz Arena”, që pret aktin e dytë të përballjes së titanëve Bayern Munich dhe Liverpool. Barazimi pa gola në sfidën e vajtjes le të hapur në çdo mënyrë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions, por faktori fushë anon peshoren nga skuadra bavareze.

“Gjithë bota do drejtojë sytë nga ne. Jo vetëm tifozët tanë. Duhet të fitojmë dhe të kalojmë turin. Jam i sigurt që nuk do të përfundojë 0-0. Do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë, si rrallë herë kohët e fundit dhe nuk duhet t’i zhgënjejmë”, ka thënë përpara ndeshjes, trajneri i Bayern, Niko Kovac.

Tekniku duhet të gjejë zgjidhje për dy mungesat e rëndësishme si ato të Kimich dhe Muller, të dy të pezulluar. Një vend në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të fitojë Rafinha, ndërsa reparti difensiv bavarez formohet bashkë me Sule, Hummels dhe Alaba. Nuk ka ndryshime sa i përket pjesës tjetër të formacionit, i njëjtë me atë që zbriti në fushën e “Anfield”, megjithëse Ribery dhe Koman janë në balotazh për vendin në krahun e majtë të sulmit.

Nuk ka dyshime sa i përket skuadrës që do të hedhë në fushë nga minuta e parë Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpulit ka rikuperuar van Dijk në qendër të mbrojtjes, ndërsa do t’i besojë sulmin treshes Firmino-Salah-Mane. Përveç sigurisë për formacionin, Klopp është i bindur edhe për një rezultat pozitiv që do të dërgojë anglezët në çerekfinale.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj këtu, madje edhe kam fituar. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e madhe. Bayern është një skuadër e nivelit botëror, kundër së cilës duhet të mbrohesh dhe të tregosh siguri në çdo rast. Duhet të kemi kurajo dhe të luajmë futbollin tonë më të mirë”, ishin fjalët e Klopp në konferencën zyrtare për mediat përpara përballjes kundër Bayern Munich.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...