Tradhtia e holandezit, zbulon sekretin e Van Dijk

Premte, 15 Mars 2019 22:32

Ish-anësori i Liverpool, Ryan Babel pretendon se Virgil van Dijk ka një dobësi, por skuadrat në Premier League nuk e kanë arritur ende të zbulojnë se cila është.

Mbrojtësi holandez, i cili u ble nga Southampton për shumën rekord £75 milionë, është shndërruar në kolonën e mbrojtjes së skuadrës, që kur u transferua në “Anfield”.

Paraqitjet e tij fantastike për skuadrën e Jurgen Klopp e kanë bërë holandezin të jetë një nga kandidatët kryesorë për të fituar çmimin si “Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League”.

Gjithsesi, shoku i tij në përfaqësuese, Babel, që po lufton për mbijetesë me Fulham, beson se sulmuesit kanë potencialin që të zbulojnë difektin e 27-vjeçarit: “Virgil është zhvilluar padyshim shumë në vitet e fundit”.

“Unë mendoj se ai mund të përmirësohet ende me 30% të rendimentit. Pavarësisht të gjithave, unë mendoj se ai luan me vetëm 70% të kapacitetit të tij. Ai mund të bëjë shumë herë më shumë se aq. Ai mund të jetë edhe i shpejtë nëse dëshiron. Gjithsesi, ai e ka një dobësi. Unë nuk dua ta zbuloj, por mendoj se askush në Premier League nuk ka arritur ende ta identifikojë”, deklaroi Babel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...