Kreu i FSHF-së e konfirmon: Tre kandidatë shqiptarë për stolin e kombëtares

E mërkurë, 27 Mars 2019 22:50

Pas shkarkimit të Kristian Panuçit, emra të shumtë trajnerash po dalin në skenë si kandidat për tu emëruar në krye të ekipit kuqezi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke folur për mediat, pasi kthimit nga Armenia vlerëson Edi Rejën, por thotë se nuk ka pasur asnjë bisëdë konkrete me të.

Ai nuk përjashton mundësinë zyrtarizimit të një trajneri shqiptar, duke dhënë edhe avantazhet: “Është fakti që mund ta njohë më mirë mentalitetin dhe mënyra e komunikimit dhe ambientin. Nuk besoj se ka teknikë të përgatitur, le të themi në nivelin teknik me eksperiencë të futbollit internacional, mjaftueshëm në Shqipëri. Por duke pasur parasysh, kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë, pse jo”, sqaron Duka.

Trajnerët shqiptarë më të përfolur janë: Besnik Hasi, Ervin Bulku së bashku me Sulejman Memën dhe Arjan Peçi, që drejton ekipin U21 të Bazelit.

“Rrotull këtyre emrave, pasi të tjerë nuk ka. Pse jo edhe Ervin Bulku, pse jo edhe Sul Mema, pse jo edhe ndonjë tjetër. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër, vetëm dy ditë, nga Bulku dhe Mema për mua ka qenë maksimal”-u shpreh Duka

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...