Derbi shqiptarësh në finalen e Kupës së Italisë

Premte, 26 Prill 2019 09:28

Pas 23 vjetësh Atalanta e sheh veten sërish në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Gasperini konfirmoi sezonin e shkëlqyer që po zhvillon duke mposhtur 2-1 Fiorentinën në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë dhe duke prekur finalen për herë të 4-t në histori, aty ku në Olimpico të Romës ndaj Lazios do të tentojë të fitojë për herë të dytë trofeun. Do të jetë edhe një derbi shqiptarësh finalja e këtij viti në Kupën e Italisë pasi Strakosha do të vendoset përballë Gjimshitit dhe Berishës. Për t’u kthyer te sfida, barazimi 3-3 në ndeshjen e parë nuk kishte demoralizuar aspak, Fiorentinën që e nisi ndeshjen menjëherë me gol me Luis Muriel që mposhti Gollinin pas asistit të Chiesës. Por nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Calverese akordoi një 11-metërsh me Ilicic që mposhti Lafont për të rikthyer baraspeshën. Në pjesën e dytë në minutën e 69-të argjentinasi Papu Gomez realizoi edhe golin e fitores dhe atë që vulosi kualifikimin e skuadrës së Gasperinit i shërbyer nga Ilicic. Në fund festa ishte e gjitha për Atalantën dhe tifozët zikaltër të cilët po i gëzohen formës fantastike që po shfaqin Duvan Zapata me shokë në këtë sezon. Fiorentina e Montellës në krahun tjetër humbi edhe mundësinë e vetme që kishte për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...