Dëmtohet Strakosha, humb finalen e madhe?

Saturday, 11 May 2019 10:23

Thomas Strakosha ka probleme me tendinën e Akilit prej ditësh nuk është paraqitur në stërvitje. Ai nuk do t’ia dalë dot për ndeshjen që Lazio luan nesër ndaj Cagliarit në transfertë.

Por lajmi vërtet i keq për gardianin kuqezi është fakti se ai rrezikon edhe për finalen e Kupës së Italisë.

Ndërkohë që trajneri Inzagi nuk ka dhënë sot detaje në lidhje me dëmtimin e Strakoshës, duke mos bërë të ditur se kur mund të rikthehet. “Strakosha nuk do të jetë nesër, pasi ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit dhe vendin e tij do ta zërë Proto, i cili është mjaft profesionist. Ai ka menduar se do të luajë më shumë minuta, megjithatë është shumë i besueshëm. Kjo është hera e parë që Strakosha mungon këtë sezon në një ndeshje kampionati, duke qenë se në të gjitha takimet e deritanishme, ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në fund të takimit me minuta të plota”, tha trajneri Inzaghi.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 12:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...