Majlinda Kelmendi, e artë në Lojërat Evropiane

Saturday, 22 June 2019 18:03

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur kampione në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Lojërat Evropian Minsk 2019, që po zhvillohen në Bjellorusi.

Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane të këtij viti, pas triumfit në finalen kundër xhudistes ruse, Natalia Kuziutina, raporton Gazeta Express.

Rrugëtimin drejt së artës, xhudistja pejane e filloi në fazën e 1/8 të finales, pasi që rrethin e parë e kaloi në luftë. Në rrethin e dytë ajo pati punë me zviceranen Fabienne Kocher, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Pas triumfit në këtë fazë, Majlinda pati punë me polaken Karolina Pienkowska, të cilën e mposhti me ippon në çerekfinale.

Paksa më të vështirë e pati kosovarja në gjysmëfinale, kur meçi me francezen Amandine Buchard u vendos vetëm në “Golden Score”. Megjithatë, Majlinda Kelmendi triumfoi edhe këtu, duke e siguruar një vend në finale dhe të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Por, për pejanen medalja e argjendtë nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo u sigurua që në finale ta sigurojë medaljen e artë. Triumfi i Majlindës, bën që flamuri i Kosovës të ngrihet më së larti në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja e stërvitur nga Driton Kuka e filloi këtë vit me triumf në Grand Prixin e Tel Avivit, ndërsa më vonë e fitoi edhe Grand Slamin në Dusseldorf. Më parë, ajo e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ishte kampione e botës në xhudo në vitet 2013 dhe 2014, ndërsa në vitet 2014,2016 dhe 2016 ishte kampione evropiane.

Podiumi për kategorinë deri në 52 kilogramë kompletohet nga rusja Kuziutina, e cila e fitoi medaljen e argjendtë, francezja Amandine Buchard dhe britanikja Giles Chelsie.

Pas disa minutave, në Lojërat Evropiane Kosovën do ta përfaqësojë edhe Nora Gjakova, e cila po ashtu kërkon medaljen e artë në finalen kundër ruses Daria Mezhetskaia, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 09:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Dy turistët e huaj plagosen në Sarandë, nisen me helikopter drejt Tiranës

aksidenti me motor. Mësohet se dy turistët nga Suedia dhe Italia kanë marrë plagë të rënda në trup.   Ata janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërkohë që ende...

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Politikë

VIDEO/ Policia rrethon zonën tek “Unaza e Re”, banori: Mund të ketë përplasje

Vijojnë presionet shtetërore nga banorëve të Unazës së Re. Teksa protesta e tyre vijon të jetë e përditshme prej muajsh tashmë, qeveria dhe bashkia e Tiranës herë pas here i provokon...

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Aktualitet

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!