Dy mbrojtës të kombëtares drejt Superligës turke

E Enjte, 15 August 2019 13:18

Turqia është bërë destinacion i preferuar për shumë futbollistë, teksa ofertat e mira financiare e kanë shndërruar në një trend zgjedhjen e Superligës së këtij shteti. Së fundmi, informacionet e merkatos bëjnë me dije se Naser Aliji është sugjeruar te skuadra e Kaizerisporit. Propozuesi është menaxheri që ka yllin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiç, personi që ka kërkuar të finalizojë këtë transferim.

Nga skuadra turke, për Alijin duket se ka ardhur konfirmimi dhe po punohet për finalizimin e transferimit. Për turqit, pozitiv është fakti se bëhet fjalë për një futbollist të lirë dhe nuk ka nevojë që të negociohet me skuadrën që i zotëron kartonin, por gjithçka finalizohet me bisedën e drejtpërdrejtë me futbollistin për pagesën vjetore. Parimisht ka një akord, por mbetet për t’u parë nëse palët do të shkojnë deri në situatën e nënshkrimit të kontratës.

Empoli është duke mbipopulluar repartin e mbrojtjes dhe Frederik Veseli po del i tepërt. Megjithëse është i gatshëm që të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, përveçse në pozicionet e prapavijës në skemën me 3, drejtuesit emilianë po e shmangin nga planet futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Kjo gjë ka bërë që edhe vetë Veseli të ndryshojë mendje, pasi në Turqi, nga dita e djeshme, raportohet se është rihapur pista e transferimit të tij drejt Denizlisporit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...