Tronditet tifozët e Barcelonës, Leo Mesi nuk udhëton me ekipin!

Premte, 30 August 2019 21:15

Pritej që çdo gjë të ishte lënë pas dhe ylli i skuadrës, Leo Mesi, të udhëtonte me ekipin drejt Pamplonas, ku Barcelona do të luajë sfidën e tretë të vlefshme për La Ligën kundër ekipit vendës të Osasunës. Por, fatkeqësisht për tifozët e Barcelonës argjentinasi nuk ia ka dalë dot të rikuperohet dhe nuk ka udhëtuar fare me ekipin.

Lajmin e ka dhënë vetë trajneri Ernesto Valverde, që shuajti çdo shpresë për ta parë Mesin në kampionat në javën e tretë. “Pleshti” do të qëndrojë në Barcelonë dhe do të vijojë rikuperimin, për të qenë gati pas ndeshjeve të përfaqësueseve, kur katalanasit do të ndeshen më 14 shtator me Valencian dhe ku të gjithë blaugranat urojnë që Mesi të luajë ndeshjen e parë në këtë kampionat.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dervishi: Presidenti e ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Politikë

Dervishi: Presidenti e ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese...

BE vihet në resht pas SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë

Globi

BE vihet në resht pas SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë

Bashkimi Evropian sot prezantoi sistemin për vendosje të sanksioneve të Turqisë për shkak të shpimit të paautoziruar në Detin Mesdhe në afërsi të Qipros. Asnjë kompani turke deri më tani nuk...

Hong Kong, plagoset rëndë protestuesi

Globi

Hong Kong, plagoset rëndë protestuesi

Në Hong Kong, një protestues u plagos rëndë me armë zjarri të hënën nga një polic, ngjarje që shënon një përshkallëzim dramatik të demonstratave pro-demokracisë. Pamjet video tregojnë një polic duke...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!