Eliminatoret e Europianit 2020, Italia vijon serinë e fitoreve

E Enjte, 05 September 2019 20:38

Kombëtarja italiane vijon serinë e fitoreve në ndeshjet eliminatore të vlefshme për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2020. Të kaltrit fituan në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj ekipit modest të Armenisë.

Ndeshja filloi me ritme shumë të ulëta në minutat e para me një Itali apatike që u zgjua në mesin e pjesës së parë pasi armenët vendas kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 me Alexander Karapetian. Kombëtarja italiane barazoi në minutën e 28 me Andrea Bellottin, i cili po tregon një formë të mirë dhe në kampionat në ndeshjet e para me Torinon.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me një lojtar më pak për Armeninë pas largimit me karton të kuq të autorit të golit Karapetian pas një ndërhyrje të ashpër me bërryl ndaj Bonuccit.

Në pjesë e dytë, Italia u tregua më racionale duke pritur një gabim të kundërshtarit për të fituar ndeshjen. Hyrja në fushë e të riut Sensi i dha një impuls të ri lojës së italianëve të cilët kaluan në avantazh në minutën e 77 me lojtarin e Romës, Lorenzo Pellegrini. Tre minuta më vonë ishte sërish Bellotti ai që çoi shifrat e takimit në 1-3. Italia renditet e para në grupin e saj me 15 pikë të plota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...