"Donin të bënin shembull Shqipërinë", prestigjozja gjermane Spiegel zbarkon në Korçë!

Premte, 18 October 2019 19:09

Revista e madhe gjermane dhe më prestigjozja, "Der Spiegel", i ka kushtuar një reportazh ngjarjeve të ndodhura në futbollin shqiptar, më saktë, në qytetin e Korçës, që ka humbur shpresën dhe ëndrrën me vendimin e UEFA-s për të dënuar me 10 vite përjashtim të Skënderbeut në Kupat e Europës.

 

Spiegel i jep sidomos zë disa tifozëve që kanë folur për revistën, teksa njëzëri janë të mendimit se "u godit Shqipëria sepse vend i vogël dhe duhet të bëhej shembull nga UEFA". Plot 53 ndeshje të trukuara dhe dënim.

"I gjithë qyteti ishte i shokuar, tronditur!", shprehet Edvini, që flet anglisht dhe që është fans i çmendur i Skënderbeut, një qytet me 50 mijë banorë.

Për shumë kohë, Skënderbeu ka qenë një skuadër që luftonte mes mesit të tabelës dhe mbijetesës, por me ardhjen në drejtim të Agim Zeqos, gjërat ndryshuan dhe erdhën trofetë dhe prestigjizi, përveç se arritjes së madhe historike të futbollit shqiptar me dy herë pjesëmarrjet në grupet e Europa League.

"Nuk po them që nuk ka pasur manipulime, trukime etj, por jo aq ekzagjeruar sa është thënë dhe për sa na kanë dënuar dhe akuzuar! Frika është që pas një viti dritat të mbyllen dhe këtë skuadër ta braktisin".

Spiegel bën edhe një përshkrim të situatës se si u prit në qytet përpara se CAS të merrte vendimin e kështu me rradhë.

Edvini, tifozi i Korçës, shprehet se "problemi është përfshirja e politikës me bastet, drogën dhe mafien! Nëse menaxhohet kjo situatë, shpëtojmë, nëse dalim jashtë këtyre. Nëse jo, atëherë futbolli në Shqipëri do të vdesë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...