5 gola në 6 ndeshje, Icardi i “përulet” një 20-vjeçari dhe zbulon të ardhmen

E mërkurë, 23 October 2019 15:54

“Tani për tani po shfrytëzoj rastin, që jam te PSG. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm". Këto janë fjalët e Mauro Icardi, sulmues i huazuar nga Interi te kampionët francezë, thënë për “Le Parisien”. Pas tensioneve me klubin zikaltër në sezonin e kaluar, sulmuesi u bashkua me pariezenët në formë huazimi, fillimisht, me të drejtën e blerjes përfundimtare. E ardhmja e tij do të varet gjithashtu nga performanca, e cila aktualisht përmblidhet në 5 gola për 6 ndeshje me fanellën pariziene. 

 

Dy golat e fundit mbërritën mbrëmë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të fituar 5-0 kundër Clube Burigge: "Jam shumë i lumtur me golat dhe fitoren e ekipit. Ne e dinim se do të ishte e ndërlikuar të fitonim në Belgjikë, kundër një ekipi të vështirë. Klima brenda grupit tonë është pozitive, atmosfera mjaft e mirë". Në fakt, në sulmin e PSG ka shumë konkurrencë për Icardi; Di Maria, Neymar, Cavani dhe Mbappé. Me këtë të fundit po lind një ndjenjë e shkëlqyeshme, gjë që e pranon vetë argjentinasi:

 "Ne të gjithë i dimë cilësitë e Kylian, jam shumë i lumtur që luaj përkrah një lojtari të këtij niveli. Është kënaqësi e vërtetë. Ai t’i bën gjërat më të lehta në fushë. Unë, “Matador” i ri? Jo, tashmë e kemi një të tillë, është Edi Cavani. Unë duhet të shënoj dhe të përpiqem të bëj çmos për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...