Champions/Interi “tregon dhëmbët”, Barça fiton me vështirësi në Çeki

E Enjte, 24 October 2019 08:29

Interi ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 2-0 në “San Siro”.  Një fitore e rëndësishme për zikaltrit, që i afrohen Dortmundit dhe aktualisht ndodhet me pikë të barabarta me gjermanët në vendin e tretë.  Interi e ka nisur mirë sfidën dhe në minutën e 22’ ka shënuar golin e avantazhit me Lautaro Martinez, i cili kohët e fundit ka treguar një formë fantastike.

Megjithatë, miqtë shtojnë presionin nga minuta në minutë dhe sidomos në pjesën e dytë kanë detyruar vendasit të qëndrojnë shumë mbrapa për të mbrojtur rezultatin. Gjermanët kishin disa mundësi të mira për të barazuar, por Handanovic ka qenë i gatshëm për t’u mohuar golin.

Lautaro mund të kishte vendosur ndeshjen më përpara, por ka gabuar penalltinë përpara se Candreva të vuloste fitoren në të 89-ën pas një kundërsulmi të bukur.

***

Po në këtë mbrëmje, Barcelona ka marrë një fitore të vështirë ndaj Slavia Prague në fushën e çekëve me rezultatin 2-1. Ishte një sfidë e luftuar që tregon edhe njëherë se në Champions nuk ka më skuadra të lehta.  Leo Messi ka shënuar golin e avantazhit që në minutën e 3’ të takimit. Ai ka shënuar golin e parë të sezonit në Champions, dhe jo vetëm kaq, ky është i 15-i sezon radhazi që argjentinasi shënon gol në kompeticionin më prestigjioz europian. Me golin në fillim të takimit u duk sikur Barça do të bënte një goleadë, por nuk ishte ashtu. Boril ka barazuar për vendasit pas pushimit dhe autogoli i Olayinka-s i ka dhënë fitoren katalanasve të cilët mbeten në krye të grupit F me 7 pikë.

***

Liverpooli është argëtuar ndaj Genkut në Belgjikë duke fituar me rezultatin 1-4. Një transfertë e thjeshtë për djemtë e Jurgen Klopp që bënë gjithçka si duhet. Ekipi anglez shënoi 4 herë në portën kundërshtare duke mos komplikuar situatat në grupin E. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë, pasi kaluan menjëherë në avantazh me anë të Oxlade-Chamberlain që realizoi në minutën e 2′. Ai gjuajti bukur nga jashtë zone dhe përshëndeti rrjetën. Sulmuesi realizoi dhe të dytin në minutën e 57′. Emrin në listën e golashënuesve e lanë dhe Mane e Salah, ndërsa në fund vendasit gjetën golin e nderit me anë të Odey. Mane dhe Salah kanë vendosur “paqen” mes tyre pasi kanë asistuar në golat e njëri-tjetrit.

***

Ndërsa Napoli i Carlo Ancelottit vuan, por merr një fitore të vyer me rezultatin 2-3 në Gjermani ndaj Salzburgut. Italianë fitojnë me vuajtje, por koleksionojnë 3 pikët e radhës. Mertens i dha avantazhin të tijve në minutën e 17′, por “përbindëshi” Haaland barazoi gjithçka në të 40′ me penallti. Pjesa e dytë është fotokopje e së parës, pasi Mertens gjen sërish golin e Haaland vendos baraspeshën. Kur u mendua se gjithçka do të vështirësohej mendoi Insigne t’i falte 3 pikët skuadrës së Napolit. Italianët mbajnë vendin e parë me 7 pikë të ndjekur nga Liverpooli me 6, Salzburgu me 3 dhe Genku mbyll tabelën pa asnjë pikë.

***

Këtë mbrëmje, Chelsea ka mundur 1-0 Ajax-in në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit H të Champions League. Skuadra e Frank Lampard ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme falë golit të realizuar nga Batushuayi në minutën e 86-të. Kthehet të jetë protagonist Christian Pulisic, i cili ka dhënë asistin për belgun. Kjo fitore ka ndihmuar londinezët të shkojnë në gjashtë pikë dhe të kapin Ajax-in në kreun e grupit.

***

Gjithashtu është luajtur edhe Leipzig-Zenit, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit G të Champions League. Gjermanë, në pritje të Benfica-Lyon, kryesojnë grupin me gjashtë pikë pas fitores 2-1 me përmbysje të marrë në shtëpi kundër Zenit-it.

Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të me një gol të bukur nga distanca Rakitsky, por ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë. Në minutën e 49-ka gjetur golin e barazimit me Laimer dhe në të 59-ën ka realizuar të dytin me një goditje të mrekullueshme të Sabitzer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...