Prezantohet projekti, 12 milionë euro fond për rinovimin e stadiumit "Adem Jashari"

Premte, 15 November 2019 21:15

Stadiumi i Mitrovicës, "Adem Jashari" do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni total.

Është ky vendimi i marrë së fundmi nga Krytari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj.

"Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro," thuhet në njoftim.

Në projektin e zbuluar pas këtij takimi, stadiumi do t'i nënshtrohet një rinovimi tërësor, do ketë parking publik dhe për VIP-at, parking për mediat, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët miq.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke i dhënë mundësinë ekipeve kosovare dhe përfaqësueses që në këtë stadium të luhen edhe ndeshje zyrtare e ndërkombëtare.



Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...