Dy ish-futbollistët sfidojnë të ftohtin, lahen në det në mes të dimrit

Diel, 02 February 2020 14:30

Teksa ndodhemi në dimër dhe temperatura janë shumë të ulëta, ka edhe nga ata guximtarë që i drejtohen detit për të notuar.

Kështu ka ndodhur dhe me Rapo Tahon dhe Kastriot Tajarin të cilët janë miq të vjetër, por dhe ish-kolegë.

Dy ish-futbollistët i bashkon pasioni për notin në dimër dhe ata takohen çdo javë për të sfiduar temperaturat e ulëta në brigjet e detit jon.

Në një intervistë për “topchannel” Tajari shprehet se këtë gjë e bëjnë ditë për ditë pothuajse, por dy herë në javë është e sigurt.

Image

“ Ne e bëjmë ditë për ditë pothuajse, por dy herë në javë është e garantuar që në vijmë këtu në Vlorë për t’u larë bashkë me shokun tim.

Ndërsa, Rrapo Taho shpreh se në fillim e kishin pak të vështirë, por tani nuk na bënë më përshtypje.

“ Ne tashmë e kemi bërë traditë, çdo të shtunë dhe të dielë pavarësisht si është koha ne lahemi në det pasi e kemi si hobi. Në fillim e kishim pak më siklet, por tashmë nuk na bënë më përshtypje.

Më herët ata e kanë sfiduar veten edhe në ujërat e liqenit të Ohrit në pogradec., pasi për ata aktiviteti fizik është jetë.

Një eksperiencë që ua këshillojnë dhe të të tjerëve, natyrisht ata që këto ditë dimri mund të durojnë jo vetëm pa shall e pallto por edhe një kostum plazhi…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...