Trajneri i Barçës i thotë Messit: Aktro pak që të fitosh penallti

Hënë, 10 February 2020 11:41

Quique Setién, pas triumfit të rëndësishëm të Barcelonës kundër Betis, u shpreh shumë i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij për të përmbysur dy herë rezultatin e pafavorshëm.

“Qasja e guximshme e Betis na e ka komplikuar punën me topin, megjithatë kemi qenë shumë të angazhuar në pjesën e parë. Nuk kemi qenë të qetë në asnjë moment. Kemi lojtarë me shumë aftësi dhe cilësi. Pas pushimit, e kemi zotëruar lojën më qartë. Fituam tri pikë të çmuara, por ka qenë shumë e vështirë. Sonte nuk u dekurajuam kurrë, as kur Betis ishte në avantazh.

Pra, vlerësoj lojën dhe fitoren. Ne vinim nga një goditje në Bilbao, ku ishim shumë mirë dhe merituam fitoren, por u eliminuam. Barça e ka merituar sonte fitoren. Ne, sigurisht, mund t’i bëjmë gjërat më mirë, por jam shumë i lumtur me sjelljen e skuadrës, e përmbysi disavantazhin dy herë.

Një penallti për Leo Messi? Nuk e pashë qartë, sepse isha shumë larg. Sidoqoftë, është ajo që tha Leo; ju duhet të aktroni pak në hedhje, në mënyrë që gjyqtarët të akordojnë penallti”.

Në fund, ai foli për kthimin e tij në “Benito Villamarín”: “Unë u largova disa muaj më parë që këtu dhe uroj që Betis të bëjë më të mirën. Ka qenë një kthim shumë emocional. Unë jam shumë mirënjohës për këtë klub, për mundësinë që më dha. Ishin dy vite të mrekullueshme. Fundi ishte pak i ashpër, por jam i kënaqur që jam këtu”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...