Kuper: Kukësi skuadër historike, Duro trajner karizmatik

E Enjte, 13 February 2020 09:51

Gudberg Kuper shënoi dy gola në debutim dhe më shumë se kaq nuk mund të priste. Sulmuesi i afruar në merkaton e dimrit te Kukësi është i lumtur për kualifikimin në Kupë, ndërsa hapur thotë se edhe titullin do ta marrë ekipi i tij. Italo-ganezi në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, nuk ngurroi t’i thurë elozhe Kukësit, por edhe trajnerit Shpëtim Duro. 

“Nuk mund të kërkoja debutim të mirë. U ndjeva super me skuadrën në këtë javë, ku jam stërvitur avash-avash, duke ndjekur këshillat e misterit. Si të gjithë lojtarët e sapoardhur, duhet pak kohë që të ambientohem, por jam në rrugën e duhur dhe më shumë nuk kam çfarë të them për sot (dje), veçse jam shumë i lumtur për golat, fitoren dhe kualifikimin mbi të gjitha. Kupa është gjithmonë me rëndësi për moralin e skuadrës. E megjithatë, më duhet të falënderoj edhe shokët që më dhanë mundësinë të shënoja dhe trajnerin që më dha besimin për të luajtur”.

“Jam i nderuar që kam një trajner të atij kalibri. Është një njeri karizmatik, i rëndësishëm dhe që di çfarë do. Këta gola do ia dedikoja familjes sime dhe njerëzve si Flori dhe Alesandro që punojmë me mua. Falë tyre përfundova në këtë skuadër historike dhe të rëndësishme. Tani të mendojmë për kampionatin dhe ndeshjen e së dielës me Bylisin, do të përballemi me një skuadër serioze. Do bëjmë çmos që ta fitojmë dhe jemi të vendosur e të karikuar. Po punojmë ditaditës për të arritur rezultate më të mira dhe realizuar objektivin e titullit. Do të shkojmë atje për të marrë pikët dhe fitoren”, ka thënë Kuper për “Panorama Sport”. Me dy golat e djeshëm ai i ka dhënë një mesazh të qartë trajnerit Duro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...