Klubet e Premier League kundër City: kërkohet heqja e katër titujve

Tuesday, 25 February 2020 18:39

Pas përjashtimi nga Kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme për thyerje të rregullores së fair play financiar, Citizens kanë përfunduar në shënjestër të një aksioni të ndërmarrë nga klubet angleze. Në detaje, skuadrat e Premier League kanë vendosur të kërkojnë edhe një dënim të brendshëm për skuarën e Guardiola, duke kërkuar heqjen e titujve të fituar nga City në Angli mes 2012 e 2016: Premier 2013-2014 e dy edicione Kupën e Ligës, 2013-2014 e 2015-2016.

Pas goditjes nga Uefa, Citizens mund të pësojnë edhe një tjetër nga klubet angleze. Një sulm me stil e bërë nga rivalët, që në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë sanksionimin e skuadrës së Guardiola edhe brenda kufijve të ishullit, por pa shkuar në masën ekstreme të rrëzimit nga kategoria. City ka replikuar menjëherë përmes një interviste të gjatë të administratorit të deleguar Ferran Soriano.

Duke folur për një vendim “Politik” e duke nënvizuar bashkëpunimin e plotë me hetimin, drejtuesi ka dashur të theksojë pafajësinë e klubit, duke kujtuar se ka dorëzuar një dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me pretendimin për shkelje të rregullores për Financial Fair Play e se pret një vendim përfundimtar sa më shpejt, pas ankimimit në Cas. Ankimim që mund të jetë vendimtar për të ngritur mburojën kundër klubeve në Premier.

UVA: “PRESIM VENDIMIN E CAS”
“Presim vendimin e Cas. E mundshme tërheqja e trofeve kombëtare të fituar? Rregullat europiane gati asnjëherë nuk janë identike me ato kombëtare, Uefa po punon për të bërë të mundur që disa rregulla të bëhen teknikisht të detyrueshme në kampionate”. Kështu Michele Uva, zëvendës president i Uefa, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi sanksionet ndaj Manchester City e veprimin e klubeve angleze për heqjen e titujve kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...