Tirana, Flamurtari vlen sa derbi, Egbo vendos se kur do flas për titullin!

Tuesday, 03 Mars 2020 14:57

Me moralin në maksimum por njëkohësisht të vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar. Egbo i qëndron besnik ideve të tij, ndaj Flamurtarit, ndeshja e radhës, është një sfidë po aq e rëndësishme se sa ajo kundër Partizanit, një ndeshje që gjithashtu vlen 3 pikë

MUNGESAT- Do të jetë pak e vështirë, por mendoj se lojtarët që do futen në lojë për të zëvendësuar ata që mungojnë, janë gati për të dhënë 100 % të tyre. Unë kam thënë herë pas here që çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm. Edhe ata që luajnë, edhe ata që janë në stol. Kemi nevojë për të gjithë. Një shans për ata që do luajnë nesër, për të treguar veten.

NDESHJE DELIKATE – Normalisht është një ndeshje e fortë. Është njësoj si ndeshja me Partizanin. Janë 3 pikë brenda pavarësisht se ndeshje ndaj Partizanit ishte derbi, vlente 3 pikë. Flamurtarit është një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht. Janë ekip me eksperiencë dhe nuk duhet marrë lehtë. Duhet ta vlerësojmë dhe të futemi në fushë për të marrë maksimumin.

PIKËT E LËNA NË VLORË – Nuk ishte ndeshje e çuditshme. Është ekip që duhet vlerësuar. Nuk na ka marrë vetëm ne pikë. I ka marrë Bylisit, etj. I ka hapur probleme shumicës së ekipeve. Ka ndërthurje mes çunave të rinj dhe atyre me eksperiencë.

SHQETËSIMET E TJERA – Do të shohim deri nesër. Kale dhe Torasa janë për momentin 2 lojtarët që do të mungojnë 100%. Pastaj për pjesën tjetër do të shikojmë nesër në çfarë gjendje janë dhe do të vendosim për formacionin.

KUR DO TA PRANONI QË TIRANA ËSHTË PËR TITULL? Do them në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kur të ketë edhe 1 ndeshje për të luajtur atëherë do të them objektivin. Ka edhe 12 javë, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një dhe nga një. Do shikojmë punën tonë, nuk do të merremi me të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...