Mourinho zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar

Hënë, 30 Mars 2020 09:48

Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës, Covid-19, mediat më të mëdha sportive po mundohen të argëtojnë sadopak fansat dhe t’ua bëjnë më të lehtë qëndrimin në izolim.

Kështu e përditshmja spanjolle “Marca” ka nisur kontaktet me trajnerë, ish-trajnërë dhe ish-futbollistë, për të mësuar formacionin më të mirë me të cilin ata kanë luajtur, ndërsa  ka qenë radha e portugezit Jose Mourinho që të stilojë 11-shen më të mirë mes qindra lojtarëve që ka stërvitur.

“The special one” ka përdorur rreshtimin e tij të preferuar, 4-2-3-1, për të vendosur 11 më të mirët sipas tij, ndërsa vlen të theksohet se nga Interi i triplet?s më 2010-ën, portugezi ka përfshirë vetëm një futbollist, kapitenin zikaltër Javier Zanetti.

Një pjesë e madhe e formacionit më të mirë të Mourinhos, janë ish-lojtarë të Chelseat, ekip që portugezi e ka drejtuar dy herë, me emra si Cech, Carvalho, Terry, Gallas, Lampard, Hazard e Drogba.

Nuk mungojnë as lojtarë që Mourinho i ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, duke filluar nga patrioti i tij Cristiano Ronaldo, e për të vijuar me emra si Makelele, e Mesut Ozil.

Ja formacioni më i mirë sipas Jose Mourinhos:
Cech; Zanetti, Carvalho, Terry, Gallas; Makelele, Lampard; Ozil, Ronaldo, Hazard; Drogba

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...