Zbulohet “Plani Marshall” i FIFA-s për të shpëtuar botën e futbollit

E mërkurë, 01 Prill 2020 10:24

Ndërsa pandemia e Koronavirusit ka gjunjëzon të gjithë botën, FIFA po mendon për planin e bujshëm që pritet  të shpëtojë futbollin. Sipas një burimi pranë konfederatës botërore, ky institucion po studion mundësinë e zbatimit të një “Plani Marshall” për të ndihmuar ekonomikisht klubet që janë detyruar të ndërpresin aktivitetin, për të shmangur kështu sadopak, një krizë të thellë ekonomike, e cila mund të ishte fatale për shumë klube. 

“Ne konfirmojmë që FIFA është duke punuar mbi mundësinë e ofrimit të ndihmës për komunitetin e futbollit në të gjithë botën, pasi të ketë bërë një vlerësim global të ndikimit financiar që do të ketë kjo pandemi në futboll”, zbulon një burim pranë organit më të lartë të futbollit në botë.

Sipas buxhetit të fundit, arkat e FIFA-s do të kishin 2.4 miliardë euro të gatshme për përdorim urgjent. Detajet e planit nuk janë zbuluar ende. Pasi ka analizuar situatën, FIFA duket se ka vendosur të dëgjojë ankesat që vijnë nga shumë pjesë të botës së futbollit. Si nga klubet, ashtu edhe nga lojtarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...