Flamurtari rikthim/ Skëndërbeu zhytet akoma më shumë

E mërkurë, 04 Prill 2018 19:13

Flamurtari i dha fund “gjumit” duke u rikthyer me ndeshjen me të rëndësishme. Vlonjatët morën fitoren  falë Danilo Alves, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut.


45 minutshi i parë ishte mjafti bukur, me Skënderbeun që ishte shumë  kërkues, por pa kërcënuar e sulmuar mjaftueshëm portën e vlonjatëve. Momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë është një 11-metërsh i vërshëllyer nga Jorgji për Skënderbeun.

Pas futjes në zonë James rrëzohet pas një kontakti thuajse të papërfillshëm me Sidibe, por gjyqtari kryesor e vlerëson si penallti, duke nxitur protesta të shumta të futbollistët e Flamurtarit. Penallti e kryer nga Gjergji Muzaka, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit sot, por goditja pati një pritje të bukur nga Nurkoviç..

Edhe në pjesën e dytë u bë e njëjta paraqitje, ndërsa më pas rastin për të shënuar e pati Flamurtari, kur pas një aksioni, Muarem Muarem u ndodh i vetëm me portierin, por gaboi në gjuajtje, duke e çuar topin jashtë.

Megjithatë, vlonjatët gjetën avantazhin në minutën e 82-të, kur pas goditjes nga këndi, Danilo Alves dërgon topin në rrjetën e portës së Teqjas.

Minutat e fundit nuk patën ndonjë ndryshim në rezultat, duke konfirmuar se sanksioni I UEFA-s ka ndikuar shumë tek korçarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...