Në stadiumin e Prishtinës thahet bari pa u luajtur asnjë ndeshje

E Enjte, 03 May 2018 09:49

Në raportin e UEFA-s lidhur me punimet që po bëhen për rinovimin e stadiumit të qytetit në Prishtinë, pos disa kritikave kishte edhe një lavdërim dhe një sugjerim, shkruan sot Koha Ditore.
Lavdërimi i tre zyrtarëve të UEFA-s që inspektuan stadiumin më 4 e 5 prill ishte për rregullimin e fushës së lojës, kurse sugjerimi ishte që ajo duhet të mirëmbahet: të vaditet rregullisht dhe të kositet bari sipas rregullave, që tapeti të mbetet i gjelbër. Por kjo nuk është bërë. Dhe fusha në stadiumin që po shkon drejt fundit të punimeve ka marrë pamje tjetër. Në shumë vende bari është tharë dhe ka dalë dheu.
Gazeta të mërkurën ka vizituar stadiumin e qytetit dhe ka parë që në shumicën e hapësirës së fushës bari ishte "i djegur" nga nxehtësia e ditëve të fundit, përkatësisht nga mosvaditja e rregullt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...