Kapiteni i Kombëtares për amator Serjani: Doganieri grek filloi të tallej

Premte, 18 May 2018 15:49

Ekipi amator të futbollit “Antigonea” në Gjirokastër nuk është lejuar nga pala greke sot që të kalojë në vendin fqinj.

Ata kishin ftesë nga ekipi mik për një ndeshje miqësore, por janë bllokuar, pasi u është kërkuar garanci.

Kapitenit të ekipit Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai sqaron debatin me doganierin grek.

Kapiteni i ekipit, Aleksandër Serjani: Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, më mirë t'i themi që tani këto gjëra, që edhe ato që janë pas nesh, apo para nesh të mundohen që këto gjëra të zbuten. Në kaluam mbrëmë në orën 23:00, kemi pasur një ftesë nga Presidenti i klubit të tyre në kategorinë e tretë Skopelos, edhe ne jemi një ekip amator. Ishim gati 10 veta, pasi dy na prisnin në krahun tjetër, fillimisht oficeri grek na tha do të kaloni, pasi njihte dikë nga ne, na uroi fat. Kur na dha pasaportat, unë po kërkoja timen, ai tha urdhëro dhe do të ktheheni pas, pasi u duhet garancia për secilin person.

Po shikoja pasaportën, kur shikoj kryq, u habita pse e mora? Vetëm e imja kishte kryq. Kthehem prapë atje dhe i them më sqaro pse e ke vendosur kryq në pasaportën time, më tha e kam bërë unë. I thash kur je ti që e bën këtë në një dokument zyrtar që shkoj në të gjitha vendet e botës edhe ma më thënë gjë, i thash t'i të kesh turp. Aty kishte edhe të tjerë që iu kthyen, nuk na kërkuan gjë tjetër lekë apo.., vetëm që duhet të kishim garanci.

I thashë ne dy ditë do të rrimë, i thash duhet garanci nga shefi i hotelit u do të flemë. Ishte një ndeshje për qejf. Më tha keni domosdoshmëri për të mbledhur ullinj? Po kush i thash, unë? Ky që është drejtor banke? Ky që është arkitekt apo ky që është biznesmen? I thash po të duhet ndonjë njëri nga këta? Ai e mori me të qeshur, pala shqiptare na ndihmoi me një oficer, por ata nuk e përfillën fare. Unë kam 20 vite që nuk kam kaluar në Greqi, por të tjerë kishin kaluar më parë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku anëtarët e ekipit janë paraqitur në këtë pikë kufitare me qëllim kalimin e kufirit për një periudhë dyditore. Ata ishin ftuar për një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos në Greqi. I kontaktuar nga Report TV, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, pohon se në bazë të rregullave, anëtarët e ekipit duhej të paraqisnin garanci, dokument që një pjesë e ekipit nuk e kishin, pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Përsa i përket kryqit në pasaportë, vlefshmëria e tij është 24 orëshe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...