Serai A mbyll sezonin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa

Diel, 20 May 2018 11:57

Kampionati italian do të ulë siparin mbrëmjen e sotme, ku pritet të japë edhe verdiktet finale, në lidhje me skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe ekipin që do të shoqërojë Beneventon me Veronën në Serinë B.

5 skuadra, si Crotone, Spal, Udinese, Cagliari dhe Chievo, janë në rrymën e mbijetesës dhe do të synojnë fitoren në takimet respektive të ditës së sotme, ndonëse pikërisht të parët kanë më pak shanse t’ia dalin, pasi luajnë në transfertën e vështirë të Napolit.

Milan dhe Atalanta e kanë siguruar pjesëmarrjen në “Europa League”, por sot do të duelojnë në distancë për të përcaktuar se kush do të kualifikohet direkt në këtë kompeticion dhe kush do ta nisë nga turi paraeliminator.

Bergameskët janë më të favorizuar pasi udhëtojnë në Sardenjë, përballë Cagliarit, ndërsa kuqezinjtë e Gattusos do të presin Fiorentinën.

Takimi më i rëndësishëm i javës është ai mes Lazios dhe Interit, dy skuadra që do të duelojnë deri në minutën e fundit, për të përcaktuar skuadrën e 4-t që do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kryeqytetasit kanë avantazhin e 3 pikëve dhe luajnë për dy rezultate sot, ndërsa zikaltrit e Spallettit janë të dënuar të fitojnë, për të arritur objektivin sezonal, rikthimin në kompeticionin e më të mirëve të Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...