Duka: Ndeshja e Skënderbeut sot shumë e keqe, rënia e Vllaznisë s’është fundi i botës

E mërkurë, 23 May 2018 19:59

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte sot në Korçë pasi dorëzoi trofeun e titullit kampion të fituar nga Skënderbeu.

Në intervistë për ‘super sport’ ai preku edhe rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Tjetër trofe shkon për Skënderbeun, në një kampionat që e ka merituar më shumë se të tjerët…

Po përderisa u rendit i pari, ky nuk mund të jetë vendimi i imi por i skuadrës. Të gjithë ata që e kanë ndjekur kampionatin shqiptar, e dinë që Skënderbeu ka qenë ekipi më i mirë në këto 35 javë, por jo javën e fundit. Qe një ndeshje shumë e keqe. Rezultat shumë negativ.

Fund kampionati i vështirë, Vllaznia ra nga kategoria…

Nuk është fundi i botës. Është një fund kampionati në të cilën janë renditur të gjithë skuadra, sipas asaj çfarë kanë merituar. Gjërat nuk korrigjohen në javën e fundit. Duhet gjithçka në të gjitha javët. Shumë keqardhje për Vllazninë. Siç edhe për Tiranën vitin që shkoi. Vendos rezultati dhe me gjithë keqardhjen, le ta shohim ne dhe Vllaznia si një ndryshim për tu kthyer fuqishëm.

Gjërat më pozitive dhe më negative në këtë kampionat…

Nuk është momenti sot të bëjmë një analizë të kampionatit. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë është se kampionati ka prodhuar 2 futbollistë të vlefshëm për nivele të larta, siç janë Abazaj dhe Guri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...