Real Madridi ka 46 Championse, ndërsa Liverpool vetëm një

Saturday, 26 May 2018 12:50

Real Madridi dominon në Ligën e Kampionëve, siç e tregojnë edhe tre titujt e fituar në katër edicionet e fundit të këtij kompeticioni, që mund të jenë katër në pesë sezonit e fundit, nëse triumfon ndaj Liverpul në Kiev, mbrëmjen e sotme.

Ka një dominim të qartë në titujt e Kupës Europiane (Champions), të grumbulluara nga grupi aktual i “Los Blancos”.

Shifër kjo e cila është jo më pak se 46 Champions, të shpërndarë në mesin e 17 lojtarëve, me Cristiano Ronaldon që kryeson: me katër trofe të tillë (një me Manchester United, tre me Real Madrid) dhe mbyllet me Asensio.

15 nga 17 lojtarët aktual të Real Madridit i kanë fituar të gjithë titujt e tyre europianë me fanellën e bardhë. Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Kroos e dinë se çfarë është të fitosh Ligën e Kampionëve me një fanellë tjetër.

Nëse Reali fiton në kryeqytetin e Ukrainës, totali i lojtarëve me këtë medalje mund të rritet në 23, nga një për secilin anëtar të skuadrës (Luca Zidane nuk ka hyrë në asnjë thirrje përfundimtare në Champions, vetëm nëse e bën këtë finale. Nuk ka gjasa për prani të Casilla), duke numëruar gjithsej 69 tituj.

Një kontrast i madh me grupin aktual të Liverpul në këtë drejtim, i cili ka vetëm një titull. Ky është arritur nga Emre Can me Bayern Munich në sezonin 2012-2013, në një edicion në të cilin ai nuk luajti asnjë minutë, por qëndroi në stol në një ndeshje të fazës së grupeve.

Nëse fiton Real Madridi do të krijojë një hendek edhe më të madh me pjesën tjetër të ekipeve europiane, mbi të cilat tashmë dominon në këtë aspekt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...