Salah rrezikon Botërori/ Klopp: Dëmtimi serioz ndoshta...

Diel, 27 May 2018 11:03

Lotët e derdhura nga Mohamed Salah në takimi e mbëmshëm, ndoshta nuk ishin vetëm për humbjen e mundësisë për të dhënë kontributin e tij në finalen e parë të Champions League gjatë karrierës së tij, të cilën u detyrua ta linte pas vetëm 30 minutash.

Por pas atyre lotëve duket se fshihej frika se do t’i duhet të heqë dorë edhe nga Botërori i parë në karrierën e egjiptianit, i cili mezi priste të luante me Egjiptin e tij në Rusi gjatë kësaj vere.

Gjë e cila është konfirmuar edhe nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në fjalën e mbajtur pas ndeshjes finale të Kievit.

“Dëmtimi i Salah është serioz, tashmë gjendet në spital për t’iu nënshtruar testeve. Ndoshta shpatulla, ndoshta klavikula, njëra prej të dyjave i është nxjerrë nga vendi. Botërori për të tashmë është në rrezik serioz”.

Ylli i Liverpool pësoi dëmtim gjatë pjesës së parë të sfidës ndaj Realit të Madridit, pas një gjesti tejet brutal të qendërmbrojtësit Sergio Ramos, e u detyrua të dilte mes dhimbjesh dhe lotësh nga fusha e blertë.

Pas ndihmës së shpejtë të dhënë nga stafi mjekësor i Liverpoolit, Salah tentoi të hynte në lojë, por e pa që e kishte të pamundur, për t’u zëvendësuar më pas nga Lallana.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...