×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Messi: Një trofe me Argjentinën, unike. Brazili, Spanja e Gjermania favoritët...

Hënë, 28 May 2018 19:37

Lionel Messi, në një intervistë për mediat e vendit të tij ka folur për disa çështje. Futbollisti argjentinas fillimisht është shprehur se në Europë nuk do të veshë asnjë bluze tjetër veç asaj të Barcelonës.

“Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë bindem që në Europë do të mbaj veshur vetëm një fanellë, vetëm atë të Barcelonës. Gjithmonë jam shprehur se do të doja që një ditë të luajë në Argjentinë. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë, është thjesht një ide. E kjo do të ndodhte vetëm me Newell’s Old Boys, të paktën për 6 muaj”.

Më tej Lionel Messi ka folur për kombëtaren argjentinase, ku është shprehur se do të ishte unikë në qoftë se do fitonte një titull me ta.

“Do ta ndërroja një titull të fituar te Barcelona me një të kombëtares. Një trofe me Argjentinën do të ishte diçka unike. Është realitet që sot nuk jemi shumë të fortë, kemi lojtarë me shumë cilësi dhe eksperiencë, por duhet të jemi realist dhe të përulur.

Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Do të ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim me fitore Botërorin. Mendoj se favoritët kryesorë për të triumfuar në Rusi janë Brazili, Spanja dhe Gjermania”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...