×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

UEFA ndryshon rregulloren për Champions dhe Europa League

E Enjte, 31 May 2018 16:48

UEFA ka prezantuar së fundmi ndryshimet e reja, që do të hynë në fuqi për kampionatet e Champions dhe Europa League, për 3-vjeçarin e ardhshëm 2018-2021.

Këto ndryshime lejojnë për herë të parë zëvendësim të 4-t, për ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, që shkojnë në kohën shtesë prej 30 minutash.

Po ashtu ndryshime ka edhe për oraret, pasi është hequr ora 20:45, takimet tashmë do të startojnë në orën 21:00, ndërsa dy prej ndeshjeve të çdo dite, do të nisin më 18:55.

Lista me ndryshimet e plota 3 sezonet në vijim të UEFA dhe Europa League:

  1. 1. Shtimi i një zëvendësimi të katërt, që mund të përdoret vetëm në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë dhe vetëm në kohën shtesë prej 30 minutash. Ky zëvendësim nuk do të influencojë kohën e kryerjes së 3 të tjerëve.
  2. 2. Vetëm për ndeshjet finale të Championsit, Europa Leagues dhe të Superkupës së Europës, do të lejohet që një skuadër të grumbullojë 23 lojtarë, pra të ketë 12 futbollistë në stol. Rregullorja aktuale parashikon 18 lojtarë të grumbulluar, 11 në fushë dhe 7 në pankinë.
  3. 3. Të gjitha takimet, duke filluar që nga faza e grupeve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Champions League, do të startojnë në orën 21:00. Vetëm në fazën e grupeve, dy takimet e çdo dite do të luhen më 18:55. Sa i përket Europa Leagues, nga faza e grupeve, deri në atë të 1/8-ave, do të luhet me dy fasha oraresh, 18:55 dhe 21:00, ndërsa më pas vetëm në orarin e dytë. Si në Champions, ashtu edhe në Europa League, ndeshjet e fundit e fazës së grupeve, do të fillojnë të gjitha në të njëjtin orar, pra më 21:00.
  4. 4. Pas fazës së grupeve të Champions dhe Europa League, një klub mund të shtojë në organikë për Europën vetëm 3 futbollistë të rinj, me kushtin që ata të mos kenë probleme të tjera penguese, si aktivizimi në grupe me në tjetër skuadër.
  5. 5. Çdo skuadër që eliminohet në kualifikueset e Champions League, do të ketë një shans tjetër në Europa League.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...