Në Francë kanë shpërthyer kërkesat për azil, sidomos ato që vijnë nga vende të origjinës si Shqipëria, Gjeorgjia dhe Armenia.
Azilkërkuesit nga këto vende janë bërë një shqetësim shumë i madh.
“Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi (OFPRA) zbuloi numrin e kërkesave për azil në Francë, një shifër e cila është rritur ndjeshëm me 17.8% gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2017. Tre vendet kryesore të origjinës janë Shqipëria, Gjeorgji dhe Armeni”, thuhet në shkrimin e gazetës franceze valeursactuelles.com.