Kursi i këmbimit, Euro në nivelin më të ulët në afër tre muaj

Hënë, 20 August 2018 14:14

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më  i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por me pas kursi u stabilizuar në nivelin e 126 lekëve.

Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta.

Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër në 111 lekëve  një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit, që kontaktohen vazhdimisht nga Monitor,  pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve./ Monitor

kursi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...