×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ I refuzuan vizën të fejuarit shqiptar, 24-vjeçarja britanike tenton të vetëvritet

Hënë, 20 August 2018 14:54

Paige Smith, 24-vjeçarja me origjinë dhe shtetësi angleze, tentoi të vetëvritej vitin e kaluar pasi të fejuarit të saj shqiptar, Fation Ballmi, i mohuan vizën.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Paige Smith, ishte ngjitur mbi një urë në veri të Londrës, shkruan “The Guardian”. “Nuk mbaj mend shumë, thjesht po qëndroja atje, mbi urë e duke menduar ‘se do të hidhem’, por pastaj dy oficerë policie, nuk e di prej nga erdhën, arritën të më zbrisnin poshtë.”

Duke qenë se prej 3 vitesh ishin të fejuar, çifti kërkoi vizë për Ballmin, por dy muaj më vonë autoritet refuzuan gabimisht duke deklaruar se Smith nuk e kishte pragun e nevojshëm të të ardhurave, 18,600 stërlina në vit, për të pranuar të fejuarin e saj në Angli, një kusht i vendosur në atë kohë nga Theresa May.

“Nuk prisja kurrë një refuzim dhe e pata marrë mjaft keq,”-deklaron Smith. “Unë isha keq mendërisht, duke qenë se prej 11 muajsh isha larg të fejuarit tim dhe për këtë arsye tentova vetëvrasjen. Më dërguan në spital dhe qëndrova atje për më shumë se 24 orë para se të më linin të largohesha.”

Ndërsa më vonë rezultoi se autoritet kishin bërë një gabim në verifikimin e pagës së shtetases angleze dhe me anë të një gjyqi që verifikoi saktë të ardhurat u mundësua edhe viza për shqiptarin.

“Të gjithë thonë se kur je një qytetare britanike nuk do të ketë probleme, por në të vërtetë ka. Unë ende nuk kam takuar një shtetas britanik që ka një bashkëshort shqiptar i cili nuk ka patur probleme. Unë mendoj se kombësi të caktuara janë jashtëzakonisht të diskriminuara kur bëhet fjalë për marrjen e vizës. Unë e di se gabimet ndodhin dhe është një departament i madh qeveritar, por duket se po ndodh shumë shpesh”, është shprehur Smith.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...