Qeveria ul me 1.1 miliardë lekë fondin për fermerët ne 2019

E mërkurë, 22 August 2018 08:05

Mbështetja financiare për   prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrial dhe marketingun  do të ulet gjatë vitit 2019. Nga  5.3 miliardë lekë që është aktualisht do të ulet në 4.2 miliardë lekë.  Nëse bëjmë një analizë të buxhetit afatmesëm rezulton se ai në tërësi do të ketë ulje, por ajo që bie në sy është fakti se ky institucion ka pritshmëri për rritjen e numrit të fermerëve që do të përfitojnë nga mbështetja financiare të shtetit.

Në total për tre vitet në vijim do të përfitojnë rreth 760 subjekte. Respektivisht,  fermerët që merren me bujqësinë dhe zhvillimin rural do të përfitojnë investime fizike në fermat e tyre. Kështu në tre vitet në vijim mendohet se investime fizike në ferma do të përfitojnë rreth 430 subjekte. Një tjetër sektor që do të marrë mbështetje  financiare nga shteti është agropërpunimi, ku nga skema e investimeve pritet që të përfitojnë rreth 180 subjekte.
Ndërsa referuar përfitimeve nga skema e diversifikimeve në fermë janë rreth 150 subjekte që do të përfitojnë. Kjo do të shpjerë në rritje të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe në  zhvillimin e zonave rurale. Në të njëjtën kohë do të bëjë të  nxisë shumëllojshmëritë e  veprimtarive ekonomike në zonat rurale.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 08:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...