Bie teatri në Shkodër, gjykata zhvlerëson policinë

Premte, 07 September 2018 17:21

Gjykata e Shkodrës ka zhvlerësuar sot arrestimet e katër personave që u bënë dy ditë më parë në këtë qytet. Me vendimin e saj, gjykata, konfirmoi shfaqen e Policisë në Shkodër vetëm për të hequr vëmendjen nga vrasja e biznesmenit.

Ilir Bajri, Erogen Brajoviç (Vaso) dhe Emrah Plaku janë lënë në arrest me burg deri në mbërritjen e ekspertimit të Prokurorisë për armët e sekuestruara. Ndërsa për Astmer Bilalin jepet masë "arrest shtëpie". Akuza ndaj është ajo e armëmbajtjes pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, për masën e sigurisë, katër të arrestuarit akuzohen vetëm për disa fishekë.

Mesa duket dy akuzat e ngritura nga prokurorja Esmeralda Ndoci nuk kanë bindur gjyqtaren Irida Kaceri e cila ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit vetëm për akuzën e armëmbajtjeve pa leje.

Mësohet se në pretendimet e Policisë, nuk thuhet kujt i përkasin armët e sekuestruara.

Pritet ekspertiza nga prokuroria për të parë gjurmët e plumbave te gjetur gjate kontrollit te banesave. Gjatë të njëjtit operacion u sekuestruan edhe katër automjete të blindura të cilat përdoreshin nga familjet Lici dhe Bajri.

Masat e sigurisë

Astmer Bilali, arrrest shtëpie

Ilir Bajri, 30 dië burg

Erogen Brajoviç (Vaso), 30 dië burg

Emrah Plaku, 30 dië burg

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 17:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...