Një aksident tragjik me pasojë një vdekje ka ndodhur sot pasdite në Has.
Deri më tani mësohet se viktima është një vajzë 6-vjeçare. Dy makina, një me targa kosovare dhe një tjetër me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Deri më tani s’ka një komunikim nga policia për ngjarjen.