Tregu i fruta-perimeve në Shqipëri monopol, zbulohen abuzimet

Premte, 07 September 2018 17:51

Magazinimi dhe tregtia me shumicë e produkteve agroushqimore në Tiranë është në një situatë monopol sipas Autoritetit të Konkurrencës.

Ky institucion vlerëson se i vetmi treg është ai në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës i administruar nga kompania EKMA ALBANIA, e cila jep mjedise me qira për bizneset e tjera.

Nga hetimi rezulton se ndodhemi në një situatë urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg. Abuzimi vërehet në çmimet e qirasë që janë disa herë më të larta se çmimet e aplikuara në këtë zonë, ndërkohë që tregtarët nuk kanë alternativa të tjera për të marrë mjedise me qira.

Norma e fitimit, sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës është mjaft e lartë nga qiratë që aplikohen. Tjetër abuzim është ai me çmimet e energjisë dhe ujit që u faturohen tregtarëve, duke aplikuar tarifa më të larta se ato të vendosura nga Entet Rregulluese.

Autoriteti i konkurrencës ka vendosur që kompania pronarë e tregut të hartojë kontrata të reja qiraje duke përdorur kushte të barabarta mes palëve.

Po ashtu duhet të aplikojë çmime të arsyeshme të orientuara drejt kostos dhe çmimit mesatar të qirasë të zonës gjeografike dhe të ndalojë menjëherë faturimin e energjisë ujit më tarifa më të larta se çmimi ligjor i OSHEE dhe ujësjellësit të Tiranës.

Brenda 30 ditësh nga marrja në dijeni e vendimit kompania EKMA Albania duhet të paraqesë pranë Autoritetit të Konkurrencës Kontratën e rishikuar të qirasë, në zbatim të pikave të mësipërme. Në rast të kundërt Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, deri sa ndërmarrja të veprojë në përputhje me këtë vendim./Burimi: Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...