“Nuk durohej më ajo diktaturë” Historia e gruas që dhunohej prej 18 vitesh nga i shoqi

Premte, 07 September 2018 18:23

Mora guximin se nuk durohej me ajo diktaturë, shkova në Komisariatin e Policisë dëshmova gjithë vuajtjet që kanë ndodhur në 18 vjet, tmerret që kanë përjetuar me atë lloj personi”.

Është vetëm një nga mijëra historitë e trishtueshme të grave që dhunohen, por vetëm disa prej tyre marrin guximin ti thonë stop. Ky nuk ishte denoncimi i parë që 35-vjeçarja bënte kundrejt bashkëshortit dhunues, por koha e gjatë që duhej për të marrë udhërmbrojtje e kthente gjithmonë pas.

“E kam denoncuar po shumicën e rasteve ka mbetur si denoncim pa raport mjekësor, thjesht kam bërë denoncim e kam tërheq direkt, që të qartësoheshin gjërat po asnjë gjë su sheshua, as nuk e përmirësua, por luftë çdo ditë e më keq”.

Por në rastin e fundit i ka ardhur në ndihmë ndryshimi i ligjit, i cili i ka siguruar një mbrojtje të menjëhershme, megjithëse edhe 24 orë për të ishin shumë.

“Po me frikë isha gjatë gjithë kohës, deri sa erdhi policia”.

Ndryshimet në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare kane bere te mundur, qe grave te dhunuara tu sigurohet mbrojte e menjëhershme, duke përfshirë edhe fëmijët edhe pse ato mund të mos jenë objekt i dhunës.

“Ju sigurohet një mbrojtje e veçantë që në 48 orëshin e parë që kanë përjetuar një dhunë dhe kanë bërë denoncimin gjë e  cila me ligjin e vjetër kishte një afat kohor, deri sa të vendoste Gjykata.

Përgjatë 2017 Gjykata e Tiranës ka lëshuar mbi 1000 urdhër mbrojtje, ku 70% ju përkasin grave të dhunuara. Në Qendrën Kombëtare të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës në Familje aktualisht trajtohen 53 përfitues, nga të cilët 34 janë fëmijë./tvklan

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...