×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E dëbuar nga SHBA, a mund të rikthehet nëpërmjet bashkimit me prindërit?

Saturday, 08 September 2018 12:39

Avokati amerikan Kieran Both u përgjigjet letrave të lexuesve: A munden gjyshërit e mi, shtetas amerikane, të aplikojnë për bashkim familjar me nënën time të deportuar?

Letër: Nëna ime u deportua. A munden prindërit e saj, gjyshërit e mi, që janë shtetas amerikane të aplikojnë për bashkim familjar me nënën? Nëna ime është 50 vjeç. Ajo aplikoi për azil 16 vjet më parë, por kërkesa nuk iu aprovua.

Ju falenderojmë me mirënjohje për ndihmën tuaj. AN

Përgjigje: Faleminderit që ndiqni rubrikën tonë. Nëna dhe gjyshërit tuaj duhet të flasin me një avokat me përvojë të emigracionit përpara se të paraqesin ndonjë kërkesë për bashkim familjar Avokati do u bëjë pyetje të rëndësishme, para se t’u japë atyre këshilla se si duhet të veprojnë. Gjyshërit tuaj mund të aplikojnë për nënën, por do të marrë shumë kohë përpara se t’i dalë viza. Shtetasit e SH.B.A-së kanë të drejtë të aplikojnë për bashkim familjar me fëmjët e tyre (Formulari I-130) mbi moshën 21 vjeç nën kategoritë e sponsorizimeve familjare. Megjithatë vizat e emigrantëve bazuar në preferencat familjare janë të kufizuara. Tashmë ka kufizime numerike për emigrantët që vijnë me kategorinë e preferencave familjare.

Rasti i nënës suaj , hyn ose në kategorinë e parë si bijë e pamartuar e shtetasve amerikane (F1) ose ne kategorinë e tretë(F3) -vajzat e djemtë mbi 21 vjeç,e të martuar, të shtetasve amerikanë. Ndryshimi midis këtyre kategorive është i rëndësishëm pasi ka të bëjë me gjatësinë e kohës së pritjes për vizë. Vizat në dispozicion për emigrantë lëshohen në rendin kronologjik në të cilin janë paraqitur kërkesat duke përdorur datën e tyre prioritare. Data e dorëzimit së një aplikimi në emigracion quhet data prioritare e aplikantit. Vizat e emigrantëve nuk mund të lëshohen derisa të arrihet data prioritare e aplikantit. Nëse formulari Form I-130 është paraqitur sot, në kategorinë F1 (kur bija është e pamartuar) ekziston një pritje e përafërt 7 ½ vjeçare për vizën. Nëse aplikimi I-130 është bërë sot, në kategorinë F3, pritja përafërsisht shkon 12 vjet e gjysmë për të marrë vizën. Buletini i vizave mund të gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA në https://travel.state.gov/content/travel/en/legal/visa-law0/visa-bulletin.html

Numrat e vizave ndryshojnë çdo muaj, kështu që ne sugjerojmë që lexuesit tanë duhet të kontrollojnë atë në mënyrë periodike nëse kanë një aplikim në proces.

Bazuar në historinë e kaluar të emigrimit të nënës tuaj mund të ketë komplikime të tjera . Ju nuk na thoni nëse nëna juaj ndodhet në SHBA apo në Shqipëri. Nëse nëna juaj kërkoi azil politik dhe iu refuzua, ekziston mundësia që ajo të ketë marrë urdhër largimi (deportimi). Kur dikujt i ka ardhur urdhër deportimi nga Emigracioni, ka disa periudha kohe pritje të ndryshme para se ata të bëhen të ligjshëm për të rihyrë në SHBA. Nëse nëna juaj ka patur një urdhër deportimi ka shumë mundësi që të mos lejohet për të hyrë në Amerikë, për pesë, dhjetë apo deri edhe në njëzet vjet. Ose përfundimisht të humbasë shansin për të ri-ardhur në Amerikë. Më konkretisht:

Ndalimi për pesë vjet ndodh nëse individi dëbohet fill pas arritjes në aeroport apo pikë hyrje kufitare në SHBA, për shkak se konsiderohet i/e papranueshme, ose nëse ka qënë vënë më parë në proces deportimi nga SHBA dhe është dëbuar e ndaluar për rihyrje për pesë vjet.

Ndalimi dhjetëvjeçar për ri-hyrje në Amerikë, ndodh kur gjykatësi i emigracionit në përfundim të seancës së dëgjimit lëshon ?? urdhër deportimi për të (edhe nëse ai/ajo nuk paraqitet në këto procedura).

Ndalimi njëzetvjeçar ndodh kur një person që është ndaluar të hyjë në Amerikë për 10 vjet, tenton të rihyjë para skadimit të afatit dhjetëvjeçar. Në këto raste gjykatësi i emigracionit mund të shtojë edhe dhjetë vjet të tjera ndalim.

Ndalimi i përhershëm ndodh kur dikush që është dënuar për një krim të rëndë, dhe deportuar nga Amerika, ri-hyn ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Atij/asaj i ndalohet përgjithmonë hyrja në Amerikë.

Nëse nëna e lexuesit tonë, e pat lënë SHBA 16 vjet më parë, ( fill pas urdhrit për largim), ka mundësi që ajo të ri-hyjë me t’u aprovuar aplikimi ( Form I-130) dhe akordimi i vizës. Nëse nuk do të largohej nga Shtetet e Bashkuara pas refuzimit të kërkesës për azil, dhe urdhërit për largim, nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje të ndryshojë statusin e saj nëpërmjet prindërve shtetas, pa u larguar më parë nga SHBA. Koha se “kur” është larguar nga Amerika është pyetje e rëndësishme për avokatin në analizën e fakteve.

Egzistojnë disa opsione të kufizuara që i mundësojnë asaj kthimin ligjërisht. Për të realizuar ndonjë nga këto, ajo duhet të aplikojë për “waiver” – kërkesë që mund t’i “falë” urdhrin e mëparshëm të deportimit dhe ta lejojë të rihyjë në SHBA me vizë ose me green card. Një kërkesë e tillë(waiver) nuk është e lehtë për t’u fituar, por një avokat me përvojë i emigracionit do të jetë në gjendje t’u japë anëtarëve të familjes suaj këshillën që u nevojitet.

Ne do të diskutojmë në mënyrë të detajuar për “waivers” në numrat e ardhshëm të rubrikës sonë/Gazeta Illyria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...