×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FOTOT/Kamëz, vijojnë me intensitet punimet te pedonalja dhe qendra e qytetit, Xhelal Mziu inspekton punimet

Tuesday, 11 September 2018 11:21

Së shpejti Kamza do të ketë një pamje të re. Bashkia ka nisur prej pak kohësh punimet të cilat vijojnë me intensitet për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit Kamëz si dhe të pedonales. 

E gjendur e braktisur pas kërkesave bërë qeverisë për financim projektesh, Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu morën përsipër të financonin vetë këtë projekt, një investim i konsiderueshëm për buxhetin vendor dhe me një impakt të madh për qytetarët. Qeveria e “Rilindjes” dhe Edi Rama nuk ka financuar asnjë projekt të Bashkisë, duke i diskriminuar politikisht banorët e Kamzës. Bashkia ka pasur si prioritet të saj përmirësimin e infrastrukturës dhe këtë e ka treguar me qindra kilometra rrugë të asfaltuara ndër vite. Në vitin 2017 kanë qenë 60 projekte në infrastrukturë që janë realizuar në Kamëz dhe Paskuqan, përfshirë këtu edhe rrugën “Demokracia” prej 7 km nga ura e Institutit deri në Babrru, e cila tashmë ka përfunduar, ndërsa gjatë këtij viti janë në proces realizimi mbi 70 projekte në infrastrukturë.
Punimet tek pedonalja e qytetit të Kamzës dhe qendra e re e qytetit vijojnë me intensitet të lartë. Pedonalja ka sipërfaqe 4936 metra katrorë, një shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës që shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Pedonalja, e cila po i jep një panoramë krejt ndryshe qytetit të Kamzës, do të sjellë përpara qytetarëve vizionin e Bashkisë jo vetëm thjesht për të ndryshuar pamjen, por ndryshimin e duhur në infrastrukturë, nëpërmjet këtij projekti me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe bashkëkohorë. Si çdo projekt tjetër në Bashkinë Kamëz edhe ky investim madhor realizohet tërësisht me fondet e Bashkisë.
Ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë, është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të Bashkisë. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë kur Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...