“Shkolla ‘Kosova’ e rindërtuar do të hapë dyert në muajin shtator, kur nis dhe viti i ri shkollor duke ofruar ‘standarde’ moderne dhe duke shmangur mësimin me turne.”
Kështu është shprehur Veliaj, teksa propagandoi arritjet e tij si kryetar bashkie.
Por, diçka nuk shkon. Në emërtimin që është bërë në fasadën e shkollës që supozohet të edukojë breza, ka gabime të theksuara gramatikore.
Emërtimi i saktë duhet të ishte Shkolla 9-vjeçare “Kosova”.
Pra që në fasadë duket niveli i mësuesve të rilindjes, që si pasojë do të edukojnë breza ku injoranca do triumfojë.