Tregu anglez i drogës, mediat britanike: Shtohet kontrolli i grupeve shqiptare

Hënë, 17 September 2018 10:37

Agjensia britanike e Luftës kundër Krimit NCA, është e shqetësuar se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një ndikim të spikatur në radhët e krimit të organizuar, që operon në Britani dhe ka një kontroll të konsiderueshëm në tërë tregun e trafikimit të lëndëve narkotike në Britani.

 

Baronet shqiptarë të krimit, sipas medias vendase kanë marrë nën kontroll operacionet e shpërndarjes dhe trafikimit të drogës në Anglinë qendrore, pas kontrollit në Londër dhe rrethina.

Në qytete kryesore të Anglisë qendrore si Notingham dhe Birmingam, grupet kriminale shqiptare theksohet se i drejtojnë vetë gjithë operacionet nga fillimi deri ne fund, qe nga korrierët e thjeshtë tek dërgesat më të mëdha të drogës në mbarë Britaninë.

Sipas shtypit ata nuk kanë besim tek të tjerët, por edhe nëse përfshijnë të huaj arrijnë të mbrohen nga risqet.

Kokaina e tyre, thekson tabloidi Daily Mail, konsiderohet si më e pastra për nga cilësia krahasuar me kokainën e ofruar nga grupet e tjera kriminale në vend.

Përveç drogës, rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira edhe ne falsifikimin e dokumenteve dhe operacionet e trafikimit të qenieve njerëzore drejt Britanisë.

Sipas NCA, që njihet ndryshe edhe si FBI-ja britanike, nga mbi 33 mijë pjesëtarë të dokumentuar të botës së krimit, shqiptarët ua kanë kaluar rumuneve, duke dalë në vend të tretë për nga kombesia sa i perket numrit të të burgosurve, në burgjet angleze, pas britanikeve dhe pakistanezëve.

Ajo qe vihet re muajt e fundit dhe përbën një risi interesante është një pakësim ne dukje i asgjësimit të grupeve kriminale të drogës dhe rënie e numrit të proceseve gjyqësore ndaj trafikantëve shqiptarë të drogës në kryeqytetin britanik, krahasuar me vitin e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...